Flash News

KRYESORE

Princi Filip takim me Marinën Mbretërore si pjesë e angazhimit të fundit publik

Princi Filip takim me Marinën Mbretërore si pjesë e

Princi Filip i Britanisë së Madhe, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeta II, do të zhvillojë sot një takim me Marinën Mbretërore si pjesë e angazhimit të tij të fundit publik pas 65 vitesh paraqitjesh në detyrat mbretërore.

Princi 96 vjeçar, i njohur gjithashtu si Duka e Edinburgut, do të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Marinës Mbretërore, ‘Sfida Globale 1664 ‘në pallatin ‘Buckingham Palace’ në detyrën e tij si kreu i forcave të marinës.

Në ceremoninë e quajtur ‘Sfida Globale 1664’ marrin pjesë ushtarët të cilët kishin dhënë kontributin e tyre në 100 sfida gjatë 100 ditëve për të mbështetur marinsat e plagosur, dhe me qellim grumbullimin e 100 000 paundëve (133 000 dollarëve).

Kur pallati mbretëror, Buckingham Palace njoftoi në maj, se princi Filip kishte vendosur të mos kryente më detyra publike pas këtij muaji, kryeministrja e Partisë Konservatore, Theresa May njoftoi se do të zhvillonte homazhe në shenjë mirënjohje ndaj tij.

Çifti mbretëror pritet të festojë 70 vjetorin e martesës në muajin nëntor.

Të fundit