Flash News

KRYESORE

Princi i vogël pa ‘ëndrra mbretërore’, ka një dëshirë kaq të bukur për të ardhmen e tij

Ndonëse është ende i vogël dhe dëshirat e tij do ndryshojnë në periudha të ndryshme, princi George e ka shumë të qartë se çfarë dëshiron të bëhet në të ardhmen dhe kjo nuk është një “ëndërr mbretërore”.

Ai është vetëm 4-vjeç dhe ka një lidhje shumë të madhe me ëndrrat policore. Në çmimet Met Excellence në Kensingtion Palace, William tregoi për magjepsjen e të birit me policinë, kur komisionari i policisë, Jayne Richardson tha se po kërkonin më shumë vullnetarë. “Po rekrutojmë të rinj dhe nuk e di nëse George dhe Charlotte janë të interesuar”, tha ai me shaka.

William u përgjigj se me shumë mundësi i biri do të ishte shumë i interesuar: Ai është i fiksuar në fakt me policinë.

Por kjo nuk është hera e parë që princi i vogël bukurosh shpreh interes për policinë. Në dhjetor George ka shprehur dëshirën për Santa Claus, ku thoshte se kërkonte vetëm një makinë policore.

Të fundit