Flash News

KRYESORE

Princi William flet për herë të parë se si e përjetuan infektimin e të atit më koronavirus

Princi William flet për herë të parë se si e përjetuan

Princi Charles para disa javësh rezultoi me koronavirus, i cili më pas dhe u shërua Në moshën 71-vjeçare, babai i Princit William dhe Princit Harry dhe djali i Mbretëreshës së Anglisë, u izolua në shtëpinë e tij në Skoci – për të mirën e shëndetit të tij dhe të tjerëve po ashtu.

Këto ditë kanë qenë tepër të vështira dhe stresuese jo vetëm për Princin Charles, por edhe për familjarët e tij. Në një intervistë për “BBC Breakfast”, Princi William rrëfeu si e përjetoi familja mbretërore infektimit e të atit me koronavirus:

“Duhet ta pranoj, në fillim isha shumë i shqetësuar pasi mosha e tij është më delikatja përsa i përket këtij virusi. Babai im ka pasur dhimbje kraharori dhe ftohje për vite me radhë, ndaj thoja me vete që nëse është dikush që do ta kalojë këtë sëmundje është padyshim ai. Të mos ishte në gjendje të vijonte aktivitetet e tij apo të mos bënte një shëtitje ishte pjesa më e vështirë. Pasojat më të rënda për të ishin ato të shëndetit mendor, të ishte i ngecur brenda në shtëpi, të mos ishte në gjendje të dilte për një shëtitje.”

 

Të fundit