Flash News

KRYESORE

Princi William nuk është i përgatitur për fëmijën e tretë

Princi William nuk është i përgatitur për fëmijën

Princi William dhe Dukesha Kate do të bëhen prindër për herë të tretë në prill të këtij viiti.  Dukesha është në muajin e gjashtë të shtatzënisë por familja mbretërore ende nuk e ka bërë me dije gjininë e fëmijës.  Sipas “Hello” e vetmja gjë e sigurt është se Dukesha nuk do të sjellë në jetë binjakë.

Më me stres si duket e ka marrë princi i cili thotë që është duke u përgatitur për të pritur fëmijën e tretë.

Princi William i cili është shprehur se këtë periudhë po mundohet të flejë shumë që të jetë i përgatitur kur të vijë në jetë anëtari i ri i familjes mbretërore. Sa i përket binjakëve, ai ka thënë se nëse do të ishin dy, do t’i duhej të bënte një test për trurin.

“Dy janë shumë mirë, nuk e di si do ja bëj me tre. Do të jem gjithmonë i lodhur”,-është shprehur me shaka princi.

Të fundit