Flash News

KRYESORE

Princi William u kujdes për Dukeshën e tij në ditën e dasmës, këtë e tregon parukieri i Kate

Dje ishte 9-vjetori i dasmës spektakolare të Princit William dhe Kate Middleton. Në këtë përvjetor të nëntë, parukieri i Dukeshës s Kembrixhit ka zbuluar disa detaje nga dita e dasmës dhe më interesanti është pa dyshim, si e përfundoi rregullimin e flokëve të Kate-it me ndihmën e Princit William.

Pas ceremonisë madhështore që u filmua nga gazetarë nga e gjithë bota, Kate dhe William festuan me njerëzit e afërt në Clarence House. Për pjesën e dytë të dasmës Kate veshi një fustan saten dhe parukieri i saj Richard Ward ia lëshoi flokët dhe ia stiloi me onde natyrale.

“Doja t’i tregoja Kate-it pjesën e pasme të flokëve dhe po ecja me vështirësi me pasqyrën e madhe 500-vjeçare. Mendoj se nuk kanë nga ato pasqyrat e dorës që mund t’i blesh për vetëm 5 dollar. Princit William iu desh të vinte të më ndihmonte. Ai mori pasqyrën, pavarësisht se unë kundërshtova dhe e mbante në mënyrë që Kate të shihte flokët. Ai është i paparë, vërtet,” –tregoi Ward për People.

Të fundit