Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Prindërimi e ka bërë Kate Middleton të heqë dorë nga shumë 'gjëra' mbretërore
Kate Middleton është mama e tre fëmijëve dhe edhe pse jeton në një familje mbretërore dhe shumë persona mund të mendojnë se është e rrethuar me dado për fëmijët e saj, nuk është aspak e vërtetë. Kate ka vendosur që të të angazhohet si mama me kohë të plotë pasi dëshiron që të jetë vetë ajo që rrit fëmijët e saj.
Që pas ardhjes në jetë të djalit të saj të tretë, Louis, Dukesha e Kembrixhit del çdo herë e më rrallë në publik. Dhe gjithë vëmendjen ia ka lënë kunatës së saj, Meghan Markle, Dukeshë e Sussex.
Në përurimin e “FamilyLine (që ofron ndihmë për prindërit dhe kujdestarët), përmes një lidhje telefonike, kate tregoi për vështirësitë e prindërimit. Përballë vullnetarëve, ajo u shpreh:
“Të gjithë përjetojmë të njëjtën sfidë si prindër!”