Flash News

KRYESORE

Prindërit e Ledri Vulës do martojnë djalin e vetëm: Pas pandemisë kemi dasmë

Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e reperit të mirënjohur Ledrit, ishin të ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku treguan për ditët e karantinës, 40 vitet e njohjes me njëri-tjetrin, por edhe për anëtaren e re të familjes, të dashurën e djalit të tyre, Sara Hoxha.

“Sara është një vajzë shumë fisnike. Shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. Zakonisht, prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e Sarës. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri qëndron me ne një ose dy orë, ndërsa Sara rri me ne më gjatë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjar”, u shprehën ata.

Gjithashtu, ata u shprehën duke thënë se: “Me kismet, pas karantinës do të kemi dasmë.”

Ledri Vula është djali dhe fëmija i vetëm i familjes dhe me siguri prindërit mezi presin ta martojnë.

 

Të fundit