Flash News

KRYESORE

Prindërit e studentit të vrarë në SHBA apel medieve: Po na vrisni për së dyti

Prindërit e studentit të vrarë në SHBA apel medieve: Po na

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen Mukaj në Tirane, ku para disa ditësh djali i tyre Merlos Mukaj 21-vjeҫ, student në Filadelfia të SHBA është vrarë në një mënyrë tragjike në rrugë nga Joseph Howanski, 24 vjeç.

Të kontaktuar nga dritare.net, prindërit e 21-vjeҫarit Shpëtim dhe Mimoza Mukaj, duke marrë shkas nga disa media që kanë shkruar se familja kërkon ndihmë financiare për të sjellë trupin e tij në Shqipëri, luten të mos shpërndahen lajme të tilla të pavërteta, sepse sipas tyre kjo është fyese , e rende dhe po i vret ata për së dyti.

E vetmja gjë që kërkojnë familjarët, është drejtësia për atë që e vrau pabesisht djalin e tyre i cili ishte student i shkëlqyer në Filadelfia.

Shpëtimi dhe Mimoza kanë deklaruar për dritare.net, se trupi i djalit të tyre do të mbërrijë në Shqipëri pas dy ditësh, dhe do të prehet përgjithmonë në qytetin e tij të lindjes, Tiranë.

Vrasja e studentit 21 vjeçar

24 vjeçari Joseph Howanski ka qëlluar tre herë ndaj studentit shqiptar  në Filadelfia duke i shkaktuar atij vdekjen.

Sipas deklaratës së të dashurës së studentit 21 vjeçar, Merols Mukaj, ata të dy ishin duke ecur, ndërkohë që vrasësi u vjen përballë, shtynë shqiptarin dhe e godet me tre plumba.

Ndërkohë mediet amerikane shprehen se autori ishte tre herë me precedent penal dhe jo më larg se një muaj ai kishte enë në burg për të shtëna me armë zjarri në ajër, në lagjen ku ai banonte.

Sipas versionit  të dhënë nga autori i ngjarjes, Howanski,  Mukaj dhe e dashura e tij ishin duke u grindur dhe për këtë arsye ai ka ndërhyrë mes tyre, deklaratë e cila sipas mikut të tij nuk qëndron.

Të fundit