Flash News

KRYESORE

Prindërit kërkuan ndihmën e mediave, konfirmohet vdekja e dy motrave binjake në Greqi: Ndërruan jetë në krahët e gjyshërve

Prindërit kërkuan ndihmën e mediave, konfirmohet vdekja e dy

Prindërit shpresonin se vajzat e tyre binjake i kanë shpëtuar flakëve që morën jetën e rreth 90 personave në Greqi, por fatkeqësisht vogëlushet kanë ndërruar jetë.

Dy vajzat 9 vjeçe, Sophia dhe Vasiliki Philipopoulou, po kalonin pushimet me gjyshërit e tyre Philip, 74 and Sofia, 61vjeç.

Mediat greke raportojnë se dy vajzat janë djegur në krahët e dy gjyshërve të tyre në fshatin Matin.

“Zougla.gr” shkruan se ky fakt është bërë me dije edhe nga hetuesi privat i familjes, Yorgos Tsoukalis. Lajmi po ashtu u konfirmua mbrëmjen e djeshme (e premte), dhe nga një prej miqtë e familjes, për mediat greke.

“Epilogu i shkruar. Të katër u gjetën të përqafuar. As vdekja nuk mundi t’i ndajë ata”, shkruan Giorgos Tsoukalis në rrjetet sociale.

Prindërit kërkuan që të bëhej test ADN-je për vajzat pasi nuk mund ta besonin, por fatkeqësisht rezultoi se viktimat ishin të bijat e tyre.

Të fundit