Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Prindërit si “kartë mbrojtëse” e zullumit të Ministrisë së Arsimit
Mirela Karabina
Ministria e Arsimit këto ditë ka qenë në vëmendje të publikut, jo për kujdesje apo zhvillime pozitive në drejtim të mbylljes së një viti të trazuar shkollor, por me një lëvizje në dëm të shkollës.
Në emër të “shkollës dhe qeverisë”, ministria e Arsimit me e-mail dhe mesazhe urdhëron drejtuesit e shkollave dhe mësuesit, në zbatim të kërkesës së Kabinetit të Kryeministrit, të skanojë të dhënat e prindërve, numrat personalë të identifikimit, në shkelje hapur të Kushtetutës dhe Ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Një lëvizje e guximshme dhe një përgjegjësi e madhe e ministrisë përgjegjëse për Arsimin!
Në një delir të drejtuar, me një botë virtuale të propaganduar, demagogjia verbuese e Ministrisë së Arsimit i është drejtuar këtë radhë prindërve.
I painformuar dhe i paditur për çfarë ndodh, i urdhëruar si për çdo gjë, kokëulur dhe pa fjalë, mësuesi detyrohet t’u kërkojë prindërve Numrin Personal të Identifikimit. Dhuna psikologjike ndaj mësuesit (filozofia e të vepruarit e Ministrisë së Arsimit) duke e kthyer atë në një “taksidar” që duhet të marrë “haraçin” që i takon pushtetit, Ministria e Arsimit, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, i jep të drejtën vetes të zhvlerësojë Numrin Personal të prindërve duke e bërë publik atë.
Aktualisht, Ministria e Arsimit është duke mbledhur me urgjencë të dhënat të prindërve dhe të maturantëve, të cilët edhe pak ditë janë në shkollë.
Por, për çfarë duhet ky numër?
Në një pronocim, ministrja e Arsimit deklaron se këto të dhëna shërbejnë për komunikim me prindërit dhe informim të tyre në lidhje me shkollën.
E guximshme në këtë gënjeshtër sa naïve, aq fyese për inteligjencën.
Vetëm për informimin e prindërve nuk është menduar deri më tani.
Se, nëse po, para se të kërkonte numrin personal të prindërve, për qëllim komunikimi dhe informimi elektronik, ministrja përgjegjëse për Arsimin duhet :
- Të sigurojë hapësirën e duhur për prindërit në shkollë, dhe jo vetëm një herë në muaj në takimin me prindër, por të ketë ditë takimesh dhe të jetë e hapur e transparente me ta;
-të informojë dhe argumetojë ndryshimet e shpeshta që ndodhin në sistemin arsimor;
-të informojë prindërit për kurrikulën e ndryshuar dhe të argumentojë ndryshimin e saj, të tregojë zbatimin dhe përvetësimin nga nxënësit të kësaj kurrikule dhe mundësitë që ofron shkolla;
-të jetë transparente me prindërit, t’i bëjë pjesë si partnerë të saj, sepse është arsimimi i fëmijëve të tyre;
- të sigurojë një tavolinë dhe kompjuterin për mësuesin që të punojë në shkollë, në mënyrë që të realizojë komunikimin dhe informimin elektronik me prindërit;
-të menaxhojë dhe përcaktojë kohën kur do ta bëjë mësuesi këtë informim në rrugë elektronike, sepse koha e përcaktuar në shkollë është vetëm për mësim dhe mbështetje të nxënësit gjatë orarit mësimor (mësuesit në shkollë janë deri në orën 14.00);
-të sigurojë adresë elektronike për të gjithë mësuesit, sepse realiteti i hidhur i yni dikton pamundësinë e një pjese të mirë të mësuesve për adresë elektronike, pasi nuk është në praktikën e punës së tyre, ndërkohë të ardhurat për pjesën më të madhe të mësuesve nuk mundësojnë pasjen e kompjuterit në shtëpi. Gjithashtu rezulton që një pjesë e madhe e prindërve nuk kanë adresë e-maili pasi nuk është pjesë e jetës dhe punës së tyre;
Pra, mësuesit në shkollë nuk e kanë mundësinë e takimit dhe informimit elektronik me prindërit, në shtëpi janë të kufizuar, atëherë si do bëhet ky medemek informim elektronik me prindërit?
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie është larg standardeve europiane, standarde të cilat ne duam të arrijmë, dhe të kërkosh, tani, përdorimin e saj për infomimin e prindërve është tregues i “humbjes” së orientimit përballë realitetit.
E artikuluar disa here nga kjo ministri përdorimi i teknologjisë si “risi e saj” (me një e dy video-projektorë në shkolla, me një klasë digjitale për 1000-1800 nxënës që nuk mjaftojnë e nuk punojnë, me platformë online që nuk funksionojnë), shkollat tona dhe nxënësit tanë janë larg botës teknologjike në shërbim të dijes.
Dëshira e prindërve, të cilët i kanë sytë dhe mendjen te shkolla, është që fëmijët e tyre të arsimohen me standarde europiane, botë së cilës ne i përkasim fizikisht, por shkolla i mban larg ata mendërisht.
Për këtë janë të interesuar prindërit.
Prindërit, jo vetëm nuk informohen për standardet e ofruara nga shkolla, se çfarë ndodh në shkollat e fëmijëve të tyre, pra: “A janë hapsirat në klasa të përshtatshme për mësim?; “A është numri i fëmijëvë në klasa i pranueshëm?”; “Çfarë strategjie po përdoret për përmirësimin e tyre?”; “Si mësojnë fëmijët e tyre?”; ”Çfarë kurrikule përdoret dhe pse përdoret kjo ?; “Si po zbatohet?”; ” A janë siguruar mjetet mësimore?”; “A mbështeten mësuesit në përmirësimin e mësimdhënies?”; “A përdoret dhe si përdoret teknologjia në mësimdhënie?”;”Pse prindërit nuk kanë hapsirën e domosdoshme për informimin e herëpashershëm?”, por përballen me absurdin, me paligjshmërinë e kërkuar nga instuticioni: numrin personal.
Prindërit janë partnerë të rëndësishëm të shkollës, janë mbështetësit më të mëdhenj të saj.
Por, mjerisht e fatkeqësisht, ashtu si mësuesi e nxënësi arroganca e pushtetit guxon në përdorimin e tyre. Të habitur dhe të suprizuar nga kërkesa e “çuditshme “ e ministrisë së Arsimit, e cila vërejtjet e tyre për cilësinë në shkolla i injoron, ata ndihen të zhgënjyer dhe të keqpërdorur duke humbur besimin te mësuesi dhe shkolla.
Politikat qeverisëse duhet të zhvillojnë shkollën, të forcojnë marrëdhënien me prindërit si partnerë të fuqishëm dhe kurrsesi përdorimin e shkollës në dëm të saj. Prindërit janë dëshmitarë realë të gjendjes në shkollat e fëmijëve të tyre dhe po vuajnë pasojat e politikave rrënuese të arsimit.
Shkollat tona, në këto ditë të fundit të vitit shkollor, janë në një anormalitet të drejtuar: mësues të kthyer në burokratë shkresurinash mbi letra e dosje fiktive të nxënësve, sepse ata janë objekt kontrolli për punën e tyre duke zvogëluar kohën e mësimdhënies dhe nxënës të çorientuar mbas një viti me ndryshime të menjëhershme thelbësore në sistemin arsimor, por që për ta mbetën sipërfaqësore.
Këtë duhet të tregojë dhe t’u komunikojë prindërve ministria përgjegjëse për arsimin, për këtë duhet të japë llogari përpara tyre, të cilët investojnë shumë për arsimimin e fëmijëve, dhe jo të skanojë të dhënat e tyre.
Me mesazhet dhe email-et e “kohës digjitale”, ministria përgjegjëse për arsimin përdor shkollën jo në shërbim të saj, jo në shërbim të përmirësimit të njëmijë e një problemeve që ka, jo në shërbim të komunitetit të prindërve, jo në shërbim të së ardhmes, por në shërbim të interesave të pushtetit të saj.
Pasi nxënësit janë kthyer në “objekte laboratorike” me eksperimentime dështake, pasi mësuesi përdoret në mënyrën më të keqe të mundshmë duke denigruar figurën e tij përballë shoqërisë, tashmë, ministria përgjegjëse për arsimin i jep të drejtën vetes të “gllabërojë” komunitetin e prindërve përmes “mburojës” mësues.
Skanimi i të dhënave personale nga shkolla, në këtë rast ofrohet dhe falas, të një komuniteti shumë të madh, komunitetit të prindërve, qartazi, nuk është gjë tjetër veçse një shërbim në dobi të pushtetit vendor dhe qëndror. Prandaj dhe guximi është i madh, sepse arrogance e pushtetit ndihet e gjithëpushtetshme duke përdorur prindërit si “mekanizëm mbrojtës” të zullumit të saj.
Ministria përgjegjëse për Arsimin ka detyrimin institucional që në vend të kërkojë “informimin online” me prindërit, duhet të kërkojë të realizojë “informimin offline” ballë për ballë me ta, të hapë dyert e shkollës për prindërit që të shikojnë ku mësojnë dhe si mësojnë fëmijët e tyre, pasi ato janë në dilema të mëdha përballë një realiteti të bukur virtual të servirur çdo ditë, dhe një realiteti që e jetojnë dhe e vuajnë së bashku me fëmijët e tyre.
Propaganda verbuese me argumente të rreme, po lë pas gërmadha që do të na duhet kohë t’i pastrojmë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38