All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Prindi goditi mësuesin, Besa Shahini njofton ndryshime në kodin penal

Prindi goditi mësuesin, Besa Shahini njofton ndryshime në kodin penal
All - Paragraf - 1

Pas ngjarjes së ditëve më parë ku një prind goditi mësuesin e fëmijës së tij, Ministrja e Arsimit ka njoftuar se do të marrë masa ligjore.

All - Paragraf - 3

Në një reagim në Facebook, Shahini shprehet se qeveria ka nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.

“Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës”, shkruan  ndër të tjera ministrja.

Reagimi i Shahinit:

“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë!

Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t'i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.

Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!”

Të fundit