Prindi i lojtarit futet në fushë, sulmon me thikë trajnerin e ekipit të Tiranës

Trajneri i ekipit të Tiranës për U17, Migen Memelli, është sulmuar me thikë në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, nga një prej prindërve të lojtarëve.

Shkak i kësaj ngjarje mësohet se është bërë mospërfshirja e djalit të agresorit në 11-shen titullare.

Burimet policore bëjnë të ditur se autori është identifikuar dhe është shtetasi me inicialet A.Ç, i cili e kishte kërcënuar Memelin me thikë, duke i thënë: “Të pres fytin”.

Prindi që sulmoi trajnerin, fillimisht është futur në fushë dhe e ka qëlluar Memellin me grushte dhe më pas ka nxjerrë thikën për ta qëlluar por për fat të mirë trajneri është shmangur duke shpëtuar nga goditja.

Trajneri Migen Memelli ka bërë kallëzim penal në polici për ngjarjen.