Flash News

PRINT

177 vjet më parë, Jeronim De Rada themeloi gazetën e parë shqiptare “L’Albanese D’Italia"

177 vjet më parë, Jeronim De Rada themeloi gazetën e parë

Si sot 177 vjet më parë, arbëreshi Jeronim De Rada themeloi në Napoli gazetën e parë shqiptare “L’Albanese D’Italia.

Më 23 shkurt 1848 doli numri i parë i gazetës “L’albanese d’Italia” (Shqiptari i Italisë), e cila mbrojti të drejtat e shqiptarëve, duke radhitur fakte e argumente të historisë së Shqipërisë, me qëllim që të njihej edhe opinioni në Itali e më gjerë.

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot këtë ngjarje të shënuar, duke theksuar se shtypi i kohës ka dhënë ndihmesën e tij në fushën shoqërore, kulturore dhe politike gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare shqiptare.

Shtypi arbëresh lindi si nevojë e domosdoshmëri për vetë ekzistencën kombëtare dhe shoqërore të dhjetëra e mijëra pasardhësve të breznive që emigruan nga viset e ndryshme shqiptare, duke u ngulitur në trevat italiane në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XV, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut,

 

Të fundit