Flash News
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Korrupsioni dhe monopoli po godasin bizneset në Shqipëri

Ribotohet vepra “Nikaj-Mërturi, Vështrim Historik (Ribotim), Geer 2024. Ky është një kontribut me rëndësi për njohjen e Krahinës së Nikaj-Mërturit dhe zonave përrreth.
Zef Doda (Dedndreaj) dhe Dodë Progni, janë dy kontributorë të njohur, në fushat e arsimit, historisë e hulumtimeve të Malësisë së Gjakovës.
Libri u ribotua nga pasardhësit e të dy autorëve , Av. Sokol Dedndreaj dhe z. Ardian Progni.
Po botojmë një pjesë të shkëputur nga libri me autor :
Dodë Progni
NIKAJT
Fisi i Nikajt përbëhet nga fshatrat: Lekbibaj,Peraj,Gjonpepaj,Currajt të Poshëm,Curraj të Epërm (bashkë me Qeresh dhe Kuq). Shtrihen nga bregu i djathtë i lumit të Mërturit dhe lumit të Kuqit në lindjë e verilindje,deri në malin e Kaponit,qafën e T’thermes,Gurin e Fushës së Madhe e qafën e Ndermajnës në prendim e veriprendim,për të vazhduar në veri me bjeshkët e Kakisë,qafën e Boshit,majen e Zezë e deri në shtegun e Dashit. Në jug, trojet e Nikajt hyjnë si pykë në mes të fshatrave Palç dhe Tetaj që i përkasin fisit të Merturit.Deshmitë arkeologjike tregojnë se kjo hapësirë gjeografike që sot i përket fisit të Nikajt, ka qenë e banuar qysh në kohën e bronzit të vonë,rreth 1200 – 1000 vjet para Krishtit.1) Dëshmohet gjithashtu se, dhe në periudhën e mesjetës këto gryka e shpate alpine kan qenë të banuara nga shqiptarët. Këtu edhe sot ruhen rrënojat e disa kishave,varreza ose toponime që lidhen me banorët paraardhës të Nikajt.
Ndër më të njohurat janë: Kisha e Vargut dhe varrezat pranë saj,siç thuhet në dokumenta “qytezë e seli ipeshkvnore” e Pultit.2) Kisha e Luzajës në Curraj të Poshtëm, edhe kjo “ish seli ipeshkvnore”3),varrezat në lagjen Susaj të Lekbibajt,rrënojat e kishës dhe varrezat e vjetra në Paplekaj,kisha dhe varrezat e Shiokut në Gjonpepaj,varrezat e Mavriqëve në Kalbs e Marin,këndej e andej lumit të Currajt etj.4) Banorët e Nikajt janë të bindur se këto varreza nuk u përkasin brezave paraardhës të fisit të tyre,por një popullsie tjetër që s’kishte lidhje gjaku me ta. Megjithatë Nikajt i kan ruajtur e adhuruar si vende të shenjta me bindjen se ato i përkisnin një popullsie shqiptare të besimit kristian. Betimi në kishën e Vargut,të Paplekajt ose të Luzajës ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për banorët e Nikajt.
Deri në kohët e vona, këto kan qenë vende tubimesh dhe të betimit tradicional të përvitshëm që bënin fshatarët e Currajt të Poshtëm,Lekbibajt,Gjonpepajt etj. Nga burimet dokumentare sllave,osmane dhe të kishës katolike të shek.XIV – XVIII mësojmë se gjatë kësaj periudhe në teritorin e Nikajt të sotëm shqiptarët formuan disa fshatra,për të cilat dokumentët shpesh herë përdorin termin “katund.” Pavarësisht nga termi,katundet në malësitë tona kan patur kuptimin e ngulimeve të banuara bujqësore e blegtorale dhe jo të organizatave blegtorale endacake,siç është përpjekur t’i klasifikojë ndonjë “studiues” serbo-sllav për qellimet e tij të mbrapshta raciste.5) Katundi i Nikajt del i formuar qysh në vitin 1330.6) Përseri në vitin 1485 përmendet “Nikijtë” me 7 shtëpi dhe në vitin 1582 pa shenuar numrin e shtëpive. Ndërsa në vitin 1628,1671 e në vazhdim,deri në fund të shek XVIII,po në këtë teritor del i formuar katundi me emrin “Nikagni = Nikajni” (Nikaj).7)Luzaja gjithashtu përmendet katund që në vitin 1335 8),dhe më pas,po ky, në vitin 1529 me 30 zjarre 9),për të vazhduar deri në vitin 1634 kur del së fundi me 8 shtëpi e 40 frymë të krishtera.10) Kuqa në vitin 1582 11),prej të cilit ka marr emrin lagjja Kuq në Curraj të Epërm,Zhush me 1485 12)(sot Nërzhush – Lagje e fshatit Lekbibaj),Varku me 20 shtëpi në vitin 1529 – 3413),dhe në vitin 1628 del përsëri,por” i bragtisur si fshat dhe i shkatërruar si manastir”.14) Pjaja e Mavriqit me 1634,fshat me 25 shtëpi dhe 220 frymë,15),i cili vazhdoj të ekzistojë kryesisht në Curraj të Epërm,fqinj me Nikaj,deri në vitin 1774.16)Të gjitha këto fshatëra që shtriheshin në teritorin e Nikajt të sotëm,kan patur lidhje të ndryshme me fisin e Nikajt,por vendformimi i Nikajt mundë të kërkohet vetëm tëk Nikijtë ose Nikajni. Edhe pse shumë të ngjajshëm këta emra,siç do ta shohim, kan ndryshim thelbësor nga njëri-tjetri. Arsya pse duhen kerkuar Nikajt këtu eshtë fare thjeshtë.Së pari,këta dy emra janë patronimik,të formuar nga një emër njeriu që quhej “Nikë – Nika”. Së dyti,vendodhja e tyre është përcaktuar diku brenda teritorit të Nikajt të sotëm.
Në kërkim të gjenezës së fisit Nikaj është thënë se, “fisi i Nikajt u formua prej shtimit të mëvonshëm të katundit të Nikijve që përmendet në dokumentat osman të vitit 1485 dhe ngulitjes së tij në një teritor të banuar rishtaz.17)Mendojmë se kjo nuk është zanafilla as rruga e formimit të këtij fisi. Siç u tha më sipër,katundi Nikijtë dokumentohet i formuar në Pult qysh në vitin 1330,çka do të thotë se kryepari i Nikajve – Nika,duhet të ketë jetuar disa 10-vjeçar përpara vitit 1330,dmth. rreth 700 e ca vjet më parë.
Prej këtej del se nga kjo kohë e deri sot duhet të kishin lindur së paku 23 breza. Mirpo nga pema genealogjike,punuar me saktësi nga Franc Nopçe në vitin 190818)dhe nga hulumtimet tona për zgjatjen e kësaj peme deri tek brezi më i ri i sotëm del se asnjë vëllazëri e Nikjat,nuk arrin më shumë se 15 breza pa u bashkuar me Nikën,të parin e fisit Duke llogaritur me nga 30 vjet çdo brez,del se Nika – Ati i par i fisit Nikaj,duhet të ketë jetuar rreth viteve 1500 – 1550. Ndërsa për t’u bashkuar me “Nikën” e Nikijve do të duheshin së paku 23 breza. Mundë të jetë koiçidencë interesante emri i njejtë, dhe fakti se Nika,nga i cili u formua fisi Nikaj qe vendosur pikërisht në teritorin e Nikijve të mëparshëm,por nuk është e mundur që ky të ketë patur lidhje gjaku me Atin e parë të Nikijve,edhe pse ai quhej Nikë. Siç u tha më sipër ky kish jetuar shumë kohë përpara vitit 1330. Për rrjedhoj as Nikajt e sotëm nuk janë pasardhës te Nikijve,të cilët përmenden së fundi në vitin 1582. Atëherë lind pyetja cili ishte,nga erdhi e kur erdhi ai Nikë që u bë kryepari i fisit Nikaj,ose Ati i par i fisit Nikaj ? Në Nikaj e Krasniqe ka qarkulluar gojdhëna se,Nikajt dhe Krasniqja janë fise vëllezër.
Madje thuhet se kan lidhje gjaku me fisin shqiptar të Hotit dhe me Vasojeviqët e Malit të Zi. Sipas kësaj gojdhëne,vëllezërit Kras Keqi,Nikë Keqi dhe Vasë Keqi kan qenë etërit e parë të fiseve Krasniqe,Nikaj dhe Vasojeviq. Madje në ndonjë varian këta vëllezër jan quajtur: Krasoviqi,Nikoviqi dhe Vasoviqi. Për t’i shpëtuar valës asimiluese sllave,dy të parët u larguan nga vendlindja dhe u vendosën në Dushaj të Epërm,që gjendej në anën e majtë të lumit Valbona,pranë fshatit të sotëm T’pla të Krasniqes. Vasojeviqët që qëndruan në Mal të Zi,u bënë ortodoksë dhe u sllavizuan. Krasniqët ruajtën kombësisnë shqiptare, por në shek. e XVIII u islamizuan. Nërsa Nikajt, që u shkëputën nga Krasniqja,për t’u vendosur në trojet e tyre të sotme, ruajtën kombësinë shqiptare dhe fenë e vjetër katolike.
Vërtetësia e kësaj gojdhëne është e dyshimtë nga fakti se emri “Krast” nga rrjedh emri Krasniqe nuk mundë të përcaktohet as niset nga një antroponim “Krast”,siç thotë tradita e vendit kur përmend Kras Keqin,por nga fitonimi “hrasto” që në sllavisht do të thotë “dushk”- “lisnaj,bungajë”.19) Ajo çka duhet pranuar si e verteta më e rëndësishmë është pohimi i Prof. Eqerem Çabejt se “te tre këto fise janë me origjinë shqiptare”20),dhe s’kemi asnjë arësye të besojmë se te parët e Nikajt dhe të Krasniqes ishin Nikoviqi dhe Krasoviqi. Rreth formimit të fisit Nikaj dhe lidhjeve të tij me Krasniqe ka një tjetër traditë gojore që njihet e besohet më shumë se e para. Sipas saj,i pari i Nikajve ka qenë Nikë Mekshi. Ky ishte vëlla me Kolë Mekshin, nga i cili u formuan Kolmekshajt e Krasniqes, që etnografisht përfshijnë fshatrat:Shoshan,Koçanaj, Dragobi,Bradoshnicë,Degë,Murataj, e gjysmën e fshatit Margegaj.21) Për këtë arësye Nikajt me Krasniqe,veçanarisht me Kolmekshaj, nuk lidhin martesa midis tyre.
Në të vertetë,vëllazëritë e Kolmekshajt nuk numrojnë më shumë se 15 – 16 breza nga brezi më i ri i sotëm,deri tek Ati i parë i tyre,Kolë Mekshi,vëllai i Nikë Mekshit. Madje vëllazëritë Qokaj e Vukaj të fshatit Shoshan,që i përkasin Krasniqes,i lidhin brezat e tyre me Qokajt e Vukajt e Currajt të Epërm – fis Nikaj,në brezin e 11 – 12 .22) Metaliajt e Dragobisë – fis Krasniqe,nuk shkojnë më shumë se 10 – 11 breza,pa u bashkuar me vllazëritë e Currajt të Epërm. Duke i njohur mirë këto lidhje,At Shtjefën Gjeçovi,në vitin 1917,i ka quajtur dragobijësit “Currajt e Dragobisë”23) Mbi lidhjet farefisnore të Nikajt me Krasniqe hedhin dritë edhe studimet antropologjike. Fran Nopçe dhe Edith Durham thonë se,në pikëpamje antropologjike “Nikajt shkojnë në ndryshim me shumë fise të Shqipërisë së Veriut” si Mertur,Shalë,Shosh,Toplanë,Mirditë,Pukë etj.24) Po kështu antropologu ynë i njohur Aleksandër Dhima i grupon Nikajt në tipin antropologjik të Masësisë së Vogël,së bashku me Krasniqe Gash etj.25) Përfundimi më i besueshëm që del nga këto të dhëna është se,Ati i parë,nga i cili u formua fisi i Nikajt,ka qenë Nikë Mekshi.
Ky pasi u nda nga i vëllai Kolë Mekshi u largau nga Krasniqja dhe u vendos diku në teritorin e Nikajt të sotëm. Për të përcaktuar kohën dhe vendin ku e kishte zanafillën fisi i Nikjat,po u kthehemi përsëri burimeve dokumentare të shek.XIV – XVII. Kemi argumentuar më sipër se si fisi i Nikajt nuk identifikohet me katundin Nikijtë,që dokumentat serbë e përmendin të formuar qysh në vitin 1330. Ndërsa Nikë Mekshi,Ati i parë i fisit Nikaj,ka jetuar së paku dy shekuj pasi qe formuar katundi Nikijtë. Më i pranueshëm do të ishte mendimi se fisi i Nikajt e ka zanafillën në katundin Nikagni (Nikajni),të cilin relatori Don Vincenti,në vitin 1628,e shenon në Pultin e Epërm,sipas renditjes: Brisë,Salcë,Palç,Nikajni (Nikaj-D.P.),Zhush,Luzajë,Blake ,Rajnë,Gashë,Krasniqe etj. Ndërsa në relacionin e Gjeç Bardhit,të vitit 1634,hidhet dritë edhe mbi vendnnodhjen e Nikjat kur thuhet se, “kisha e Bjakes është vetëm 6 milje (9.6 km) larg Nikjat.26)Bjakja e asaj kohe ishte katund me 20 shtëpi e 230 frymë, i vendosur “në një teritor të pyllëzuar me gështenja.”26) Bëhët fjalë për fshatin e sotëm Tetaj.
Në këtë rast dokumenti përputhet më traditën gojore e cila thotë: “Trojet e para të Nikajt kan qenë në Paplekaj të Epër.”27) Distanca midis kishës së Paplekajt të Epërm dhe kishës së Bjakes në Tetajt e sotëm,për të cilën flet dokumenti, është rreth 9.6 km. Afërsisht në të njejtin vend i lokalizon Nikajt edhe Shtjefën Gaspëri në vitin 1671,kur thotë se, “Nikaj e Bjake janë shefitar të damun prej një lumi të vogël”.28)Por distancën midis kishës së Shnaprendes në Bjake dhe dhe Nikajt,ai e përcakton 9 milje (14.5 km). Si duket,ka patur parasyshë distancën midis kishës së Bjakës dhe asaj të Shiokut në Gjonpëpaj,ose të një vendi tjetre më sipër ku mundë të ishin çvendosur Nikajt përkohësisht për arësye lufte,sepse në të njejtin relacion,me 1671,ky autor thotë: “Katundi i Nikajt ishte rrenue e grabit prej turqve pak përpara dhe gjendej në një varfëri të madhe.”29)Ardhja e familjes së Nikë Mekshit nga Krasniqja dhe vendosja në Paplekaj të Epërm,ku zë fill fisi i Nikajt,duhet të ketë ndodhur, së paku, disa dhjetëveçar përpara vitit 1628,pasi në vitin 1628 ata kishin arritur të formojnë një katund me emrin e kryeparit të tyre,Nikë – Nikaj.
Burimet dokumentare të shek.XVII – XX provojnë se Nikajt nuk kan lëvizur nga krahina me përjashtim të rasteve sporadike,kur individë ose familje të veçanta,për arësye të forta si gjakmarrje etj. janë detyruar të emigrojnë jashtë fisit,për t’u vendosur gjithnjë brenda trevave shqiptare. Nga ana tjetër në asnjë rast nuk del se gjatë kësaj periudhe,rreth 400 e ca vjeçare të ketë ardhur ndonjë grup popullsie dhe të jetë vendosur me banim të përhershëm në teritorin e fisit Nikaj. Edhe lagjja Kapit afër Gjonpepajt,siç pohojnë disa studiues,kan ardhur nga Vajushi i Shkodrës përpar Nikjat,reth vitit 1416-1500. Pas ardhjes së Nikajt dhe rritjes së tyre, shumica e kapitësve u detyruan të largohen për në Guci ku jetojnë edhe sot.30) Ajo pjesë e vogël që nuk u largua bashkjeton prej shekujsh në harmoni e mirëkuptim me Nikajt,falë lidhjeve të kumbarisë me fqinjtë më të afërt,Peraj e Gjopepaj,dhe lidhjeve martesore me vëllazëritë tjera të Nikajt. Gjatë shek. XVII – XVII,Nikajt,si gjithë banorët e tjerë të Pultit, kaluan veshtirësi të panumërta.
Gjendjes tepër të rëndë ekonomike i shtohej dhe lufta e vazhdueshme kundër ekspeditave ndëshkuese të feudalve osmanë,që vinin me forca të shumta ushtarake për të vrarë,plaçkitur e nenshtruar malësorët e pabindur. Megjithatë Nikajt nuk u nenshtruan,as nuk u shpërngulën nga trojet e veta,po qëndruan në mbrojtje të tokës,lirisë,dokeve e zakoneve shqiptare dhe fesë së tyre katolike. Ata u rritën,u fuqizuan dhe u bënë njëri nga fiset e bajraqet e njohura të malësisë së veriut. Nga një katund – fis,Nikajt,me 35 shtëpi e 300 frymë që ishte në vitin 1671 31)pas 100 vjetësh,në vitin 1771,arrijnë në 119 shtëpi me 849 frymë.32) Por tashmë “fis” në kuptimin e njësisë së vetëqeverisur,që dallohej nga fqinji i vet kryesor Merturi,pasi,siç thotë Gjon Logoreci me 1771, “Nikajt janë fis tjetër dhe rrjedhin nga gjak të ndryshëm me ata të Palçit dhe të Salcës...”33),fis Mertur. Kjo bëhet akoma më qartë në vitin 1775,kur Nikajt ndahen nga Palçi e Salca edhe në pikëpamje dioqeziane,duke formuar famullinë e parë të Nikajt.34) Rreth viteve1867 – 1870 Nikajt kishin 240 shtëpi me 2369 frymë. Dhe midis viteve 1905 – 1910 bëhen më 266 shtëpi dhe 2400 frymë,për të arritur në 320 shtëpi në vitin 1917.35)Për t’u theksuar është fakti se, procesi i rritjes së popullsisë u shoqërua me ruajtjen e vazhdueshme dhe të fortë të kujtesës kolektive për lidhjet e gjakut midis fshatrave,vëllazërive,barqeve,familjeve dhe gjithë anëtarve të fisit. Në traditën thuhet se,rritja e fisit Nikaj është bërë nga shtimi i barqeve të tre nipave të Nikë Mekshit,djemve të Bibë Nikës: Lekë Bibës,Kolë Bibës,dhe Mark Bibës.
Prej këtyre u formuan tre “këmbët” (degët) kryesore të fisit Nikaj. Dega e Lekë Bibës,i madhi nga vëllezërit, nga Paplekaj i Epërm,u zgjërua më në jug,në Paplekaj të Poshtëm,si dhe në fshtarat e hershëm Zhush (sot Ndërzhush) dhe Varg,duke formuar një fshat të vetëm me emrin e Lekë Bibës (Lekbibaj). Lekbibajt përbëhen nga dy vëllazëritë e mëdha: Nikprendaj (nga Nikë – Prend – Lekë – Biba) dhe Paplekaj nga (Papë – Lekë – Biba ). Dega e vëllait të dytë Mark Bibës u teritorializua në veri e verilindje të ngulimit fillestar “Paplekajve të Epër”,ku u formuan fshatërat: Peraj dhe Gjonpepaj. Nga pasardhësit e Per Kolë Bibës u formua fshati Peraj.Ndërsa nga ata të Gjon Pepë Kolës u formua fshati Gjonpepaj. Dega e vëllait të vogël,Mark Bibës,u zgjerua në lindje e verilindje të fisit,në një hapësirë më të madhe gjeografike se dy të parat,duke përfshirë Currajt e Poshtëm dhe Currajt e Epërm. Midis viteve 1634-1670,kjo degë u shtri në fshatin e vjetër Luzajë. Me shtimin e barqeve e familjeve,rreth viteve 1660 – 1670 ,tri shtëpitë e para të kësaj dege u ngjitën me banim në Curraj të Epërm,ku jetonin Pjajët e Mavriqit.36) Nga pasardhësit e Mark Bibës që populluan Currajt e poshtëm dhe Currajt e Epërm,u formuan dy vëllazëri të mëdha: Nikbibaj dhe Prebibaj që rridhnin nga Nikë Bibë Marku dhe Prend Bibë Marku. Siç kemi thënë më sipër,fillimisht emrin Nikaj e mbante vetëm një katund,banorët e të cilit kishin lidhje gjaku në mes tyre dhe rridhnin nga një At i përbashkët që quhej Nikë Mekshi.
Me rritjen e popullsisë së Nikajt dhe shtrirjen e tyre jashtë teritorit të katundit fillestar,emrin“Nikaj” nuk mundë ta trashegonte vetëm një vëllazëri ose katund i këtij fisi. Të gjitha vëllazërtë e katundet që u formuan kishin lidhje të barabartë me Atin e tyre të përbashkët – Nikën. Prandaj,emri i tij nuk mbeti në një katund të vetëm,por u bë emri i përbashkët i gjithë fisit. Në fillim të shek. XIX numri i shtëpivë sipas vëllazërive kryesore ishte: Peraj:50 shtëpi,Gjonpepaj:32 shtëpi,Nikprendaj:40 shtëpi,Paplekaj:30 shtëpi,Nikbibaj:50 shtëpi dhe Prebibaj: 30 shtëpi.37) Nga dokumentat e kohës del se historia e formimit dhe zhvillimit të fisit Nikaj,në pikëpamje numerike dhe teritoriale, ishte e gjatë dhe e vështirë. Për shmëvite Nikajt jetuan fqinj me popujt e luzajës, Pjajës së Mavriqit,Vargut, Zhushit,Kapitit etj. Rritja epopullsisë së Nikajt dhe të tjerve krijoi ngushtësi ekonomike për të gjithë.
Sipërfaqja e tokave të punueshme dhe kullotave ishte mjaft e kufizuar. Kjo bëri të pamundur vazhdimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkjetesën e Nikajt me banorët që nuk i përkisnin këtij fisi. Në këto rrethana dikush do të largohej dhe dikush do të qëndronte.Nikajt,të rritur numerikisht,që ruanin të forta lidhjet e gjakut,të organizuar dhe të vetëqeverisur në bazë të së drejtës zakonore,dominuan mbi të tjerët. Kështu në vitin 1582,në Varg kishin mbetur vetëm 4 shtëpi,të cilat do tëlargoheshin deri në vitin 1628,kur Vargu del i pabanuar.38) Më pas largohen dhe Luzajët duke u liruar vendin pasardhësve të Mark Bibës. Deri në vitin 1771 Pjajët e Mavriqit “njerëz shumë të mirë por pa kurrfarë farefisnie as lidhje gjaku më Nikaj”,39) - siç thuhet në një dokument,”kan ikur në shpatet e larta të maleve” sepse u binin në qafë Nikajt.40)Gjatë vteve 1773 – 1774 Pjajët e Mavriqit,pas një zije buke largohen përfundimisht edhe nga Currajt e Epërm,41) duke lënë prapa vetëm toponimet si Vada e Mavriqit,Vorret e Mavriqit,Përroi i Gjo Velit,ara e Gur Dodës,Lumi i Pjasë,Pusterri i Pjasë etj. që lidhen me këta banorë të etnisë shqiptare dhe të besimit katolik.42) Lidhur me shpërnguljet e këtyre banorve të hershëm,është rasti të vihet në dukje fakti se,popullsia e fiseve Nikaj e Mertur,me ndonjë përjashtim të rrallë,siç ishte rasti me mavriqët,nuk ruan ndonjë kujtim të përpjekjëvë më armë midis tyre dhe banorve të hershëm të kësaj treve. Bashkjetesa u vendos në mënyrë paqësore,pasi të dypalët,të fisit dhe anas ishin shqiptar,me gjuhë, tradita e kulturë të përafërt.
Mbi të gjitha ishin bashkluftëtar kundër të njejtit armik,turqve pushtues. Megjithatë,për shakqe që u cekën më sipër,shumica e popullsisë së hershme si luzajët,pjajeshët,mavriqët, blakçorët e një pjesë e kapitësve u larguan në drejtim të trojeve shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit,Kosovës etj. Shkuan andej nga kishin ardhur shekuj më parë gjysh-stërgjyshërit e tyre. Për këto migrime shqiptarësh mjaft sakt e bukur është shprehur albanalogu i njohur F.Pukëvill kur thotë: “Ky popullfatosash që aq shumë kje i shtërnguem të gjejë strehë ndër malet e veta të papërshkueshme,për të ruajtur lirinë e vet,vrote së nalti perandoritë që lindshin e disshin,për të zbritur mandej me rifitue tokën e bragtisun”.43) Për zgjerimin e teritoreve,veçanarisht për bjeshkët,ka patur raste që Nikajt kan hyrë në konflikte edhe me fiset fqinj – Mertur dhe Shalë. Me këta të fundit konfliktet kan qenë më të gjata dhe më të ashpëra. Shala zotëronte pothuaj të gjitha bjeshkët e sotme të Nikajt. Për t’i fituar deri në kufnjtë e sotëm që ndajn Shalën nga Nikajt është dashur shumë kohë. Janë zhvilluar bisedime, janë marr dhe pleq për të argumentuar secila palë të drejtën e vet mbi bjeshkët,por është derdhur edhe gjak.
Ky konflikt i gjatë e i dhimshëm u mbyll vetëm në shek. e XIX,pas një përpjekje të armatosur midis dy fiseve,në afërsi të qafës së Ndërmajëns ku mbeti i vrarë bajraktari i Shalës,pikërisht në vendin e quajtur “Kryqi i Bajraktarit”. Në lartësinë 1580 m ku ra bajraktari u vendos edhe “kufri” midis Nikajt dhe Shalës. Sipas kanunit të maleve ky është quajtur “kufi gjaku” 44)Gjatë shek. XIX fisi i Nikajt konturohet qartë të pikëpamje teritoriale dhe organizative brenda kufijve të sotëm,duke u bërë fis i njohur e me peshë ndër fiset e bajraqet e Malësisë së Gjakovës. Ky luan rol të rëndësishëm në luftërat çlirimtare kundër pushtuesve osmanë gjatë fundit të shek të XIX e fillimit të she. XX.
Rritja e popullsisë dhe shtimi i barqeve çoi në formimin e vëllazërive tjera më të vogla që ishin degëzime të vëllazërive të mëdha. Kryeparët e tyre ,prej të cilëve morët emrin këto vëllazëri ishin pasardhës të vëllezërve Kolë,Lekë dhe Mark Biba.Përgjithësisht vëllazëritë e reja trasheguan tokat e punueshme dhe kullotat e të parve të tyre. Kjo ka bërë që bashkësia teritoriale,fshti apo lagjja,në shumicën e rasteve,të jetë e përputhur me bashkësinë fisnore. Të grupuara sipas fshatrave,deri në vitet 50 – 60 të shek XX,vëllazëritë më të njohura të fisit Nikaj ishin: Në fshatin Peraj: Gjonpalaj,Përpalaj,Marticamaj, Neçaj,Përvataj dhe Kolbuçaj. Në fshatin Gjonpepaj: Dakaj,Doçaj,Gjergjndreaj,Marvataj,Ndrepepaj dhe Stakaj.45) Kapiti që shkon me Gjonpepaj përbëhet nga vëllazëritë: Niklekaj dhe Dedaj. Në fshatin Lekbibaj:Paplekaj,Pecnikaj, Imerajt,Rosaj,Susaj Meshaj dhe Aliaj.46) Në Curraj të Poshtëm:Nikmartinaj,Hasmartinaj dhe Zhivanaj.Kjo e fundit është vëllazëri e mbathur fisit. Mendohet të këtë lidhje me popullsinë e hershme të Luzajës. Në Curraj të Epërm me rreth 100 shtëpi në vitin 1932 kishte këto vëllazëri: Përpepaj,Nikbibaj,Prebibaj,Mrishaj,Qokaj,Malndreaj,Gecaj dhe Nrevataj. Mendohet se Ndrevatajt rrjedhin nga Pjajët e Mavriqit,pasi nuk kan lidhje gjaku me vëllazëritë tjera të fisit.47) Megjithse vëllazëritë e fisit Nikaj u rritën e u shpërndanë në një hapësirë gjeografike relativisht të madhe, familjet,barqet dhe individët e tyre i ruajtën brez pas brezi të forta lidhjet e gjakut,si brenda vëllazërive ashtu dhe brenda gjithë fisit. Shprehje ekëtyre lidhjeve është ekzogamia e rreptë e zbatuar në lidhjet martesore. Deri në vitin 1972,në tërë fisin e Nikajt,me 451 familje,nuk ka patur asnjë lidhje martesore brenda fisit.48) Në vitin 1990,fisi i Nikjat përbëhëj nga 911 familje (ekonomi më vete) dhe 3167 banorë,të ndarë sipas fshatrave: Lekbibaj me 235 familje dhe 849 banorë,Gjonpepaj me 195 familje e 638 banorë,Peraj me 181 familje e 630 banorë,Curraj i Epërm me 173 familje e 623 banor,Curraj të Poshtëm me 80 familje e 245 banorë dhe Qeresh e Kuq kishin 47 familje e 137 banorë.49) Krahasuar me fillimin e shek.XX kur fisi i Nikajt kishte 266 shtëpi (familje) dhe 240 banorë gjithsejt,del se gjatë 90 viteve të fundit numri i banorve është rritur 1.3 herë,ndërsa ai i familjeve 3.4 herë. Rritja kaq e madhe e familjeve të vogla prej 3-5 anëtarësh,nuk ishte vetëm pasojë e shpërbërjes së familjeve patriarkale. Kjo u diktua dhe nga ngushtësia ekonomike që solli kooperativizmi socialist i zbatuar në formën e vet më ekstreme gjatë viteve 1964 – 1990.
Në shumë raste,ndarja e vëllait me vëllain ose e prindërve nga fëmijët dhe dalja si familje (ekonomi) më vete u bë që ata të përfitonin një copë toke (parcelë) më shumë,një “tufëz” bagëti më shumë,një derr më shumë,në ndonjë rast edhe për një rracion kafe (100 gram) më shumë,pasi këto ndaheshin për çdo familje dhe jo për frymë popullsie. Rendi ekonomiko-shoqëror i ashtuquajtur “socializëm” dhe kooperativizmi që përjetuan Nikajt në gjysmën e dytë të shek.XX,nuk arritën të çrrënjosin bindjet mbi lidhjet farefisnore të banorve,vëllazërive e fshatrave të këtij fisi. Siç tham më sipër, martesa brenda fisit nuk u lidhën,përjashtuar ndonjë rast shumë të rradhe pas vitit 1972. Emrat e vëllazërive të mëdha ose të vogla janë ruajtur si mbiemra të banorve që lindën e jetuan në Nikaj,dhe të atyre që për arësye të ndryshme, kryesisht ekonomike,u larguan nga krahina pas viteve 50 të shek. XX,për t’u vendosur në Cernicë,Llugaj,qytetin B.Curri e kudo tjetër brenda ose jashtë shtetit. Dhjetvjeçari i fundit i shek. XX është periudha e shpërnguljeve më të mëdha të popullsisë së Nikajt gatë tërë historisë shumëshekullore të këtij fisi. Ndryshimet demokratike të viteve 1990 - 2000,veçanarisht e drejta për lëvizjen e lirë të popullsisë ,krijuan mundësinë që afro gjysma e popullsisë së Nikajt të shpërngulen nga malet,për t’u vendosur në zonat fushore dhe në qendra urbane,kryesisht në qytetet Tiranë,Shkodër,Lezhë,Krujë,Durrës etj. Shmë banor nga Nikaj,në kërkim të një jete më të mirë,u larguan edhe nga Shqipëria.
REFERENCA BIBLIOGRAFIKE:
1 – Franc Nopçe,Shqipëria e Veriut,doke dhe zakone,Vienë,1925; Frano Prendi,Buletini i Universitetit Tiranës,I,1958,fq.207. 2 – Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë së Veriore dhe të Mesme në shek. e XVII,Vell.I,1963,fl.383,391 3 – Relacione ...,I,1963,dok.30,fl.393,397 4 – P.Donat Kurti,Hylli i Dritës,1932,fq.9-12 5 – B.Gjurgjev, Simpozium o sredrejevekovno katune,sarajevo,1963,fq.118 6 – Burime të zgjedhura për Historinë e Shqipërisë,1962,fq.142 7 – Kolë Luka,Studime Filologjike,Nr.3,1977,fq.149-150 8 – Milojeviq, Kristovula Deçana,në GSUB,XII,1880,fq.27-38 9 – Defteri i Rumelisë i vitit 1529-1536,fl.315 10 – Relacione ...,I,1963,dok.39,fl.65 11 – Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1582,fq.257-259 12 – “ “ “ “ i vitit 1485,fq.147 13 – Defteri i Rumelisë ...,fl.314-315 14 – Relacione ...,I,1963,dok.29.fl.171 15 – Relacione ... “ ,dok.39,fl.66 16 – K.Luka ,veper e cituar,fq.134 17 – Selami Pulaha,Studime Historike,Nr.2,1975,fq.131-132 18 – F.Nopçe,Albanische Wanderungen,Sarajevo,1910,fq.67 19 – K.Luka, Vep. e cit. fq.134 20 – Eqerem Çabej,Hylli i Dritës, Nr.1,1939,fq.12 21 – Arkivi i Institutit të Kulturës Popullore (më tej-AIKP),Sektori i Etnografisë, Anketa,Dosja,54/2,fq.85v 22 – Arkivi i Muzeut historik Tropojë (më tej-AMHT),Historikë fshatrash,Lidhja 5 Dosja 3 23 – At Shtjefën Gjeçov,Arkivi Qendror Shtetëror i RSH,F.58,dos.75,fq.1-7 24 – F. Nopçe,Fiset e Malësisë së Shqipërisë Verior dhe ligji i zakoneve (Kanuni),Arkivi i Institutit të Historisë,Perkthimi shqip,fq.218 25 – Aleksandër Dhima,Studime antropologjike për shqiptarët,Tiranë,1965,Tabela,fq.59 26 – Relacione ...,I,1963,dok.39,fl.65 27 – Zef Doda,AIKP,Sektori i Etnografisë,Dos.549/22,fq.7 28 – Hylli i Drites,Nr.5 – 10 ,1942,fq.261 29 – “ “ Viti 1938,fq.494 30 – F.Nopçe,Fiset e Malësisë ...,fq.219 31 – Hylli i Dritës,Nr.5 – 10,1942,fq260 32 – Gjon Logoreci,Hylli i Drites,1942,fq.260 -264 33 – “ “ “ “ “ “ “ 34 –Hylli i Dritës,1941,fq.75 35 – F.Nopçe, Fisert e Malësisë ...,fq.220 36 – P.Donat Kurti,Hylli i Drites,1932,fq.6-12 37 – F. Nopçe,Albanische Mischellen,Wien,1905 38 – Defteri i Regjistrimit sanxhakut të Shkodrës i vitit 1582,fq258-259 39 – Hylli i Drites,1942,fq.307 40 – “ “ “ ,fq.306-308 41 – “ “ ,1941,fq.42 42 – “ “ ,Nr,1,1932,fq.6-11 43 – Françoi Puoqueville,Citimi në Hylli i Dritës,1941,fq.42 44 – F. Nopçe,Topografia dhe organizimi i fisit në Shqipërinë e Veriut,Arkivi Institutit Historisë (më tej-AIH),Perkthimi shqip,fq16 45 – Hylli i Drites,1942,fq.178 46 – AMHT,historikë fshatrash,l.5,D.3 47 – Hylli i Drites,1932,fq.356 48 – Abaz Dojaka,Etnografia Shqiptyare,Nr.4,1972,fq.57 49 – Arkivi i Keshillit Rrethit Tropoje (më tej-AKRT),Statistika e popullsisë
Të fundit
Marshimi në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë patronazhistët!
23 Qershor 2026, 22:38
Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen”
23 Qershor 2026, 21:51
Turistët i bashkohen protestës: Nuk jemi të frikësuar, jeni të mrekullueshëm
23 Qershor 2026, 21:11
Protestuesi: Më 4 korrik, diaspora do jetë këtu me ne në shesh
23 Qershor 2026, 20:45
Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës
23 Qershor 2026, 20:25
Ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë i bashkohet protestës për dorëheqjen e Edi Ramës
23 Qershor 2026, 20:07
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
23 Qershor 2026, 19:31
Bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas
23 Qershor 2026, 19:16
Vendet më miqësore në botë, ku pozicionohet Shqipëria në klasifikimin ndërkombëtar?
23 Qershor 2026, 18:55
Rama iu tha “F*ck You” protestuesve, Bardhi: Dy fjalë që shpjegojnë 13 vite qeverisje
23 Qershor 2026, 18:32
Barazia para ligjit: deputetja e gardiani
23 Qershor 2026, 18:10
Modriç shkruan historinë, luan ndeshjen e 200-të me Kroacinë sonte ndaj Panamasë
23 Qershor 2026, 17:50
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
23 Qershor 2026, 17:29
Sonte Angli-Ganë për vendin e parë në grup, në fushë edhe Kroacia
23 Qershor 2026, 17:08
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Dorëhiquni! Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju
23 Qershor 2026, 16:30
Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 16:00
Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
23 Qershor 2026, 15:36
Piktori ndërton një Shqipëri ku nuk do të ketë vend për shqiptarët!
23 Qershor 2026, 15:20
Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri
23 Qershor 2026, 14:59
E freskët, elegante dhe e guximshme: ngjyra që po sfidon verën
23 Qershor 2026, 14:45
Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë
23 Qershor 2026, 14:36
‘Mos i jepni çek të bardhë', eurodeputetja kritikon Macron: Qeveria e Ramës po shet vendin
23 Qershor 2026, 14:26
Ai që shan anglisht popullin e tij
23 Qershor 2026, 14:17
Botërori 2026 pushton ekranet, thyen rekorde në shikueshmëri
23 Qershor 2026, 13:59
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
23 Qershor 2026, 13:51
Vala e të nxehtit godet Francën, të paktën 40 viktima
23 Qershor 2026, 13:40
Gjëja e parë që gratë shohin te një burrë
23 Qershor 2026, 13:30
Aksident në Fier–Vlorë, tre të plagosur në afërsi të Mifolit
23 Qershor 2026, 13:17
Rama shthuri gojën ndaj protestuesve, Berisha: Fyeu shqiptarët para gjithë botës
23 Qershor 2026, 13:06
Qytetarët në rrugë prej javësh, gazeta gjermane: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës
23 Qershor 2026, 12:53
Smart City/ Alarmi i Berishës: Kamerat e Ramës po monitorojnë shqiptarët 24 orë në ditë
23 Qershor 2026, 12:43
Vrasja e Eglant Koçit, çfarë u tha i dyshuari familjarëve pas përballjes në komisariat?
23 Qershor 2026, 12:35
Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare
23 Qershor 2026, 12:10
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
23 Qershor 2026, 12:00
Norvegjia siguron fazën e 1/16-ve të Botërorit
23 Qershor 2026, 11:24
Kreu i një organizate kriminale, arrestohet në Mançester shqiptari i shumëkërkuar
23 Qershor 2026, 11:01
Protestuesi i përgjigjet Ramës: Ti nuk je viktima e halleve të mia, je autori i tyre!
23 Qershor 2026, 10:29
Tre mashtrimet online që po u marrin miliona njerëzve
23 Qershor 2026, 10:20
Brukseli lëshon urdhër-arrest për ish-komisionerin e BE
23 Qershor 2026, 10:09
Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori ka ndryshuar pamjen
23 Qershor 2026, 09:57
Rama flet për 'Financial Times', shan protesuesit: F*ck you, nëse thoni se jam 'Kumbari'!
23 Qershor 2026, 09:48
DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen kodet e fshehta mes operatorëve
23 Qershor 2026, 09:29
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e 8 drejtuesve të rinj
23 Qershor 2026, 09:20
Këmbimi valutor 23 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
23 Qershor 2026, 09:08
Vance: Është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin
23 Qershor 2026, 09:06
Tre javë rezistencë, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
23 Qershor 2026, 08:22
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të martë
23 Qershor 2026, 07:56
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Qershor 2026, 07:43
Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë: Edi Rama ka mbaru!
22 Qershor 2026, 22:42
Kompania e Kushner kundërshton Ramën për Zvërnecin: Nuk jemi të përfshirë
22 Qershor 2026, 22:20
Bushati: Kur dy rrugët demokratike mbyllen, mbetet vetëm rruga e forcës
22 Qershor 2026, 21:59
Nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët insistojnë dorëheqjen e Edi Ramës
22 Qershor 2026, 21:40
Messi bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës
22 Qershor 2026, 21:21
23 ditë protestë për dorëheqjen e Ramës, reagojnë dy deputetet e Ramës: Po ndihemi të fyer
22 Qershor 2026, 20:55
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
22 Qershor 2026, 20:34
Dita e 23-të/ Nesër sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë
22 Qershor 2026, 19:53
Berlini flet për protestat në Shqipëri: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë
22 Qershor 2026, 19:25
Shqiptarët prej 3 javësh në protesta, Begaj e merr shtruar dhe luan “pesë gurë” në Kirgistan
22 Qershor 2026, 19:08
Pse ndeshja Francë-Irak rrezikon të mos luhet sonte
22 Qershor 2026, 18:48
Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: S'kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri
22 Qershor 2026, 18:28
Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez te vijat e bardha
22 Qershor 2026, 18:08
DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?
22 Qershor 2026, 17:49
Xhaka lë pas Rodrin, statistikat e Botërorit listojnë “mbretin” e pasimeve nën presion
22 Qershor 2026, 17:24
Këlliçi akuzon Ballën: Po kërkon të organizojë kundërprotestë për të zbehur reagimin qytetar
22 Qershor 2026, 16:48
Ndahet nga jeta arkitekti i ekonomisë moderne amerikane
22 Qershor 2026, 16:37
Gjermania humbet mbrojtësin, lojtari mbyll Botërorin para kohe
22 Qershor 2026, 16:29
Aktivisti: Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis
22 Qershor 2026, 16:08
Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion
22 Qershor 2026, 16:02
Gjyqi për tenderin 700 mijë euro, Benet Beci nuk shkon në GJKKO
22 Qershor 2026, 15:48
Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Korçë
22 Qershor 2026, 15:44
U kap mat me një automjet të vjedhur, arrestohet punonjësi i OSHEE-së në Lezhë
22 Qershor 2026, 15:31
Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë
22 Qershor 2026, 15:02
Kush janë 3 legjendat që kanë luajtur në 6 Kupa Bote?
22 Qershor 2026, 14:47
Ndryshime në Policinë e Shkodrës, ja kush emërohet drejtor i ri
22 Qershor 2026, 14:37
Burri plagos me thikë bashkëshorten, 28-vjeçarja dërgohet me urgjencë në Tiranë
22 Qershor 2026, 14:27
Kaos në Durrës, i shpalluri në kërkim përplas 5 makina gjatë arratisjes nga policia
22 Qershor 2026, 14:05
Euro rekord të ri negativ, zbret në kufijtë e 93 lekëve
22 Qershor 2026, 13:56
Pse futbollistët po zgjedhin këpucët rozë? Trendi që po dominon Botërorin 2026
22 Qershor 2026, 13:46