Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Prioritete të zhvendosura: Këmbësorët, përparësi vetëm në letra
Në trotuaret e rrugëve qendrore të Tiranës gjen gjithçka: Shtylla që mbajnë tabela dhe reklama; pemë të rrethuara nga bordura të gjera; biçikleta të parkuara; mallra që reklamohen për t`u shitur dhe kioska. Shpesh brenda trotuarit gjenden edhe shkallë dyqanesh apo karrige lokalesh, ndërsa ajo që mungon pothuajse gjithmonë është hapësira e lirë për ecjen e këmbësorëve.
Një vëzhgim i Qendrës për Gazetari Cilësore në trotuaret e Tiranës, duke përfshirë ato të rrugëve kryesore dhe dytësore, del në përfundimin se përditë e më shumë sipërfaqet e tyre po ngushtohen dhe se këmbësorët kanë përparësi vetëm në planet e shkruara të bashkisë.
Në rrugët kryesore shpesh qytetarëve iu duhet të ecin në radhë për të kaluar në trotuar. Pavarësisht kësaj, nuk vërehet asnjë investim për ndryshimin e situatës apo zgjidhje inteligjente, të cilat mund t`i zbraznin trotuaret nga barra e tepërt që mbajnë.
Nga ana tjetër, në rrugët e brendshme të qytetit trotuaret për kalimtarët ende janë një luks dhe të paqena në një pjesë të madhe. Ndryshim nuk bëjnë as rrugët e reja që rikonstruktohen nga bashkia, kur trotuaret nuk kanë asnjë përparësi.

Kur në dhjetor të vitit 2016 bashkia miratoi planin e përgjithshëm vendor nën emrin TR030 dhe vizionin për transformimin e Tiranës në një qytet intensiv dhe policenterik brenda vitit 2030, një “piramidë parimesh” u theksua fort në dokument.
Në të këmbësorët qëndrojnë në majën e piramidës me planin që zotohej se, jo vetëm do të ruajë faktin se 30 për qind e të gjitha udhëtimeve të banorëve të Tiranës do të bëhen me këmbë, por do ta rrisë këtë përqindje duke forcuar statusin e tyre dhe zgjeruar rrugët.
Si prioritet të dytë bashkia vendos biçikletat dhe në fund të piramidës qëndrojnë makinat. Aktualisht në Tiranë vërehet një përmirësim real i infrastrukturës për përdorimin e biçikletave. Sipas Bashkisë së Tiranës, deri tani ata kanë punuar në disa rrugë kryesore për krijimin e korsive të dedikuara për biçikletat me një sipërfaqe totale prej 18,194 metrash linearë ose 18,1 km. Bashkia detajon të gjitha rrugët ku këto korsi ndodhen dhe gjatësinë për secilën prej tyre.
Por, e pyetur se sa trotuare të reja janë ndërtuar në Tiranë së bashku me numrin dhe gjatësinë e atyre të rikonstruktuara, përgjigjja që vjen nga bashkia është vetëm një rresht, ku theksohet se “108,000 m2 trotuare janë ndërtuar, si në infrastrukturën rrugore, ashtu dhe në rikualifikimet urbane”.
Nisur nga nevoja për të ditur qëndrimin e bashkisë në lidhje me situatën dhe planet për përmirësimin e sipërfaqeve për këmbësorët, Qendra kontaktoi drejtorin e Drejtorisë Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit, Elton Kacidhjan, i cili fillimisht u shpreh i hapur për të diskutuar.
Kur disa pyetje iu dërguan në adresën e email-it së bashku me fotografitë e disa trotuareve në Tiranë, drejtuesi i bashkisë u bë i padisponueshëm.
Kundërshtarët politikë të administratës së bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj e shohin problematikën e trotuareve në Tiranë të lidhur ngushtë me mungesën e vizionit të planit TR030. Akil Kraja, anëtar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se ky plan e lë Tiranën në thelb një qytet dhe nuk lejon transformimin e saj në një metropol.
“Njerëzve iu kërkohet të vijnë Tiranë dhe qyteti nuk lidhet me zonat përreth duke mos iu dhënë shans këtyre të fundit të zhvillohen dhe integrohen për të formuar metropolin.
Gjithashtu, plani ka shtuar ndjeshëm lejet e ndërtimit duke ngushtuar hapësirat dhe duke krijuar konflikt të vazhdueshëm mes atyre që duan të ecin, të pedalojnë apo ngasin makinën”, – tha ai.
Prioritete të zhvendosura
Tirana me gati 800,000 banorë shpesh përshkruhet nga vizitorët si një qytet i këndshëm, i zhurmshëm, me tipare mesdhetare, ku të ecësh është mënyra më e mirë dhe shpesh më e shpejtë për të plotësuar nevojat e ditës.
Por ecja në qytet është bërë problematike dhe duket se, pavarësisht planeve të shkruara, zgjerimi i hapësirave për kalimtarët nuk është përparësi.
Trotuaret e rrugës “Sulejman Delvina” që lidh sheshin Willson me kryqëzimin e shkollës “Vasil Shanto” janë një shembull tipik i situatës me trotuaret në rrugët qendrore të Tiranës.
Arta, 39 vjeç, nënë e dy fëmijëve të vegjël, e cila jeton në një nga blloqet e zonës, thekson se kalimi në trotuare është kthyer për të në sfidë.
“Djalin e vogël e kam ende në karrocë dhe është e vështirë të ecësh, kur ndërkaq tjetrin e mbaj prej dore. Më është bërë stres kjo situatë, sepse, nëse dal me ta paradite, krijoj një radhë të gjatë njerëzish të mërzitur nga pas”, – thotë ajo.
Gjatë verës në rrugën “Sulejman Delvina” bashkia punoi për hapjen e një korsie të dedikuar për biçikleta, me dy drejtime, por, nga ana tjetër, nuk pati asnjë përpjekje nga ana e punonjësve të saj për zgjerimin apo lirimin e trotuareve.
Sipas Etleva Dobjanit, arkitekte, letore pranë Universitetit Polis, “një qytet i aksesueshëm nga të gjithë konsiderohet ai që është i aksesueshëm nga të gjithë, pa barriera arkitektonike, i cili krijon lehtësi dhe akses për personat me aftësi të kufizuara, për nënat, të cilat lëvizin me karrocat e fëmijëve të tyre etj.”
“Në rastin e trotuarit të rrugës “Sulejman Delvina” duhej të projektohej më mirë elementi i gjelbërimit, si në evidentimin e tij, ashtu edhe në krijimin e linjave të kurbëta, në mënyrë që ecja e këmbësorëve apo e karrocave të ishte me fluide”, – sugjeron ajo.
Sipas anëtarit të Këshillit Bashkiak z. Kraja, mungesa e vullnetit për të qenë të qëndrueshëm në nismat e shpallura e ka përkeqësuar më tej gjendjen e trotuareve në qytet.
“Nuk ka një vijimësi të nismave të filluara më bujë. Kështu kemi rastin kur në vitin 2015 u nis fushata e lirimit të trotuareve, por kjo nuk u vijua dhe u la përgjysmë”, – tha ai.
Trotuari, luks për rrugët dytësore
Problematika e trotuareve në Tiranë duket se është e mbartur prej një kohe të gjatë si pasojë e ndërtimeve kaotike në kryeqytet, shoqëruar me mungesën e vëmendjeve të administratave për të zhbërë dëmet dhe për t`iu rikthyer sipërfaqet publike qytetarëve.
Përdorimi i punëve publike kryesisht për makijazh elektoral duket se është një sëmundje e vjetër, nga e cila e pësojnë qytetarët.
Rruga dytësore “Hajdar Hidi” që lidh rrugën “Myslym Shyri” me rrugën e Kavajës u përurua me shpejtësi nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale të vitit 2013.
Ato çfarë u harruan të bëheshin për këtë rrugë, e cila deri në ato momente ishte vetëm me kalldrëm, ishin pikërisht trotuaret.
Mereme Ahmeti, e cila jeton prej 60 vitesh në këtë rrugë, thotë se banorët jetojnë me frikën e përplasjes nga makinat.
“Është problem, se kalojnë shumë makina këtu. Edhe rruga është e ngushtë dhe unë detyrohem t`i shoqëroj vetë në çdo rast nipërit”, – thotë ajo.
Investimet në rrugë të Bashkisë së Tiranës aktualisht nuk po sjellin shpresë për ndryshimin e situatës me trotuaret.
Rruga “Herman Gmeiner” pranë fshatit SOS në Sauk është një shembull negativ i zhvillimeve të reja urbane në kryeqytet. Trotuaret buzë shtëpive private me oborre të gjera dhe mure të larta janë tejet të ngushta dhe pothuajse plotësisht të zëna nga shtyllat që mbajnë tabelat e sinjalistikës. Kalimi aty bëhet edhe më i vështirë për shkak të bimësisë që ka mbirë apo bie mbi trotuar.
Nevoja për trotuare në qytet dhe në rrethinat e tij nuk është vetëm estetike apo që ndihmon qytetarët në një lëvizje sa më të qetë, por një domosdoshmëri, në kushtet kur në mungesë të tyre jeta e qytetarëve vendoset çdo ditë në rrezik.
*Në foton e parë në fillim të shkrimit, trotuari me pengesa për kalimin e këmbësorëve pranë shkollës Kosova në Rrugën e Elbasanit. Disa qytetarë zgjedhin të kalojnë në rrugën e automjeteve. Foto: Antonio Çakshiri
Fatjona Mejdini/Albanian Center for Quality Journalism
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38











