Flash News

KRYESORE

Prishet hegjemonina Ronaldo-Messi, Modriç shpallet lojtari më i mirë i vitit

Prishet hegjemonina Ronaldo-Messi, Modriç shpallet lojtari më i

Hegjemonia Ronaldo-Messi prishet nga Luka Modriç. Ashtu siç edhe parashikohej mesfushori kroat u shpall lojtari më i mirë i vitit 2018 në mbrëmjen gala të FIFA-s që u mbajt në Londër. Fitues i Champions League me Realin e Madridit dhe nënkampion bote me Kroacinë në Rusi, Modric bëri të tijin çmimin ‘FIFA The Best’ duke mposhtur konkurencën e Cristiano Ronaldos që nuk ishte i pranishëm në sallë dhe atë të Mohamed Salah. Të gjithë kroatët ndihen krenarë për këtë arritje fantastike të Luka Modric aq sa një futbollist i madh si Zvonimir Boban i pranishëm në sallë, u prek kur dëgjonte fjalët e bashkëkombasit të tij duke përfunduar në lot, raporton 'Supersport'

Didier Deschamps fitoi garën për trajnerin më të mirë të vitit me rivalin e tij në Kupën e Botës, kroatin Zlatko Dalic dhe bashkëkombasin Zinedine Zidane duke fituar çmimin ‘FIFA The Best’.

Nuk doli pa gjë as Muhamed Salah që pavarësisht se nuk u shpall dot lojtari më i mirë i vitit 2018 fitoi çmimin ‘Pushkash’ pasi goli i tij me Liverpoolin në derbin ndaj Evertonit u përzgjodh si më i bukuri.

Thibaut Cortouis portieri i Realit të Madridit dhe i Belgjikës u zgjodh portieri më i mirë i vitit duke mposhtur konkurencën e francezit Lloris dhe danezit Schmeichel.

Çmimin e fansave më të mirë e fituan tifozët e Perusë për mbështetjen që i dhanë skuadrës së tyre në Kupën e Botës jo vetëm në stadiumet e Rusisë por edhe në sheshet e qyteteve kryesore të vendit, me fansat që lanë edhe punën e tyre vetëm e vetëm për të mos humbur ndeshjet e ekipit përfaqësues që rikthehej në një Kupë Bote pas 36 vitesh mungesë.

Çmimin fair-play e fitoi gjermani Lennart Thy që sezonin e kaluar humbi një ndeshje shumë të rëndësishme të Eredivisies mes skuadrës së tij në atë periudhë Venlo dhe PSV Eindhoven pasi bëri gjestin fisnik teksa i dhuroi gjak një pacienti me leuçemi që kishte nevojë urgjente.

Formacioni më i mirë i vitit FIFA FIFPro ishte ky: De Gea, Dani Alaves, Varane, Sergio Ramos, Marcelo, Modric, Kante, Hazard, Messi, Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo.

Të fundit