Flash News

KRYESORE

Prishja e hoteleve në Jalë, reagon IKMT: Ndërtim i paligjshëm

Në zonjën e Jalës janë prishur 9 objekte një dhe dy katëshe, kryesisht hotele.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  njofton se aksioni ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë proçesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm.

“IKMT prish nëntë objekte në Jalë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e nëntë objekteve të ndërtuara në zonën e Jalës. Objektet me siperfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dy katëshe, kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri. Aksioni i IKMT. Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit. IKMT ka qenë e mbështetur edhe nga policia e shtetit në këtë aksion”, thuhet në reagimin e IKMT.

Aksioni është shoqëruar herë pas here me tensione mes banorëve dhe policisë.

Të fundit