Flash News

KRYESORE

Prishja e teatrit/ Liçaj: Ka filluar eliminimi i artistëve, ndoshta për hakmarrje

Prishja e teatrit/ Liçaj: Ka filluar eliminimi i artistëve, ndoshta

Aktori Neritan Liçaj e shikon si hakmarrje përpjekjen e qeverisë që atë ta shkarkojnë nga detyra për faktin se ai është një nga zërat më kritikë dhe kundërshtues të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

I kontaktuar nga “Politiko” ai tha se pushimi i tij nga puna po përgatitet dhe se qeveria ka nisur hakmarrjen ndaj artistëve.

“E kam nga burime të sigurta që s'mund t'i them. Më thanë që po përgatisnin pushimin tim nga puna. Nuk mund ta them burimin sepse pëson reprezalje. Por është e sigurt, sepse unë s'do guxoja kurrë të shpikja ose të bëja publike diçka për të cilën s'do isha i sigurt. Fakt që e përforcon këtë është dhe shkarkimi i drejtorit të cirkut sot. Pa ka filluar një lloj eliminimi i artistëve. Ndoshta për hakmarrje, por këtë nuk di ta them”, ishte reagimi i Liçajt.

Të fundit