Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
RUBENS SHIMA
Para pak ditësh, me një ‘sulm partizan’, “forcat” e IMT-së së Bashkisë së Tiranës shembën pa asnjë njoftim murin rrethues të Teqesë Halvetiane të Tiranës. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për informim në lidhje me rastin, është e pamundur të marrësh një sqarim zyrtar nga ana e bashkisë së kryeqytetit në lidhje me këtë akt banditesk. Duke shfrytëzuar periudhën e kufizimit të lëvizjes në këtë kohë pandemie, në mungesë të besimtarëve dhe qytetarëve të paktë, me një aksion të “rrufeshëm”, të denjë për filmat aksion, realizuan shembjen e murit rrethues dekorativ të objektit të kultit. Dhe po atë ditë, pak orë më vonë, u shfaqën me pafytyrësi përsëri në vendngjarje, si krimineli në zonën e krimit, për të hequr mbetjet e lëna me argumentimin e pastrimit të lulishtes së ndotur nga prishja e murit. Është pothuajse e pabesueshme, që në erën tonë të ndodhë një agresion i tillë, ditën për diell, ndaj një objekti kulti. Sigurisht, ne shqiptarët kemi një histori të pasur dhe të bollshme me rekorde historike mbresëlënëse në shkatërrimin dhe zaptimin e objekteve të kultit. Kemi autorësi historike ‘të denjë dhe të merituar’ në shpikjen e manualeve të asgjësimit tërësor të godinave të adhurimit të Zotit – shkatërrim me ruspa, buldozerë, traktorë, diagaçë, tank, hedhjen në erë me dinamit, tërheqje me kavo çeliku, por edhe më primitive kur mjetet mungonin: shkatërrim me kazma, me lopata, me vare, me leva, me hunj, me trup, me duar dhe thonj… Apo, bastisje, plaçkitje, vjedhje, sekuestrime dhe shndërrime; në palestra, pallate sporti, depo, poligone qitjeje, reparte ushtarake, azile pleqsh, punishte, mensa, restorante, bare, nevojtore – gjithçka që një mendje perverse dhe diabolike mund të pjellë. E kuqe apo kuq e zi, vështirë ta ndash këtë trashëgimi të turpshme shqiptare.
E lokalizuar pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, rrethuar me një vegjetacion të harlisur, si një kapriço e natyrës mes një qyteti betoni, Teqeja Halvetiane ekziston në të njëjtin vend që prej shek. XVII. E shkatërruar dhe e rindërtuar disa herë gjatë shek. XX, ajo është sulmuar, djegur, plaçkitur dhe shembur sa herë që vendi zhytej në terrin e kohërave të zeza.
E ndërtuar dhe administruar prej familjes autoktone tiranase, Pazari, në fillim të shek. XX kjo teqe shndërrohet në një qendër veprimi dhe agjitimi për çështjen shqiptare. Ajo ishte teqeja e klerikut patriot, sheh Ahmet Pazari, i cili bashkë me pinjollët e shquar të familjeve tiranase ngritën flamurin më 26 nëntor 1912, në Tiranë, duke mbështetur me gjithçka mundën Shqipërinë e pavarur. Pikërisht në këtë teqe u ruajt dhe u mbajt flamuri shqiptar. Flamur bese, që lidhi besnikët në fije e në fjalë. Ishte shehu i kësaj teqeje, sheh Ahmet Pazari, që me praninë, autoritetin dhe influencën e tij uli flamurin turk dhe ngriti flamurin me shkabë. Flamur i destinuar për t’u shndërruar për nga përpjekja historike, gjuha dhe vetëmohimi, në flamur–komb. Në një gjest patriotik, përfaqësues të parisë së qytetit dhe besimeve fetare u bënë bashkë për të përfunduar një punë të nisur më herët; të bënin Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Duke lënë pas hirin e madhështisë dhe sakrificës, për tokën e tyre dhe kujtimin në breza, të çastit të madh historik.
Nga kjo teqe, sheh Ahmet Pazari do të kryesonte komisionin e përfaqësuesve të qytetit të Tiranës, për të protestuar te komandanti i trupave serbe, duke iu drejtuar: “Ne jemi popull shqiptar dhe jo turk. Për këtë kemi ngritur flamurin tonë dhe kemi shpallur independencën”. Dhe, për këtë arsye do të burgosej nga autoritetet ushtarake serbe.
Ishte roli aktiv kryesor i këtij kleriku patriot në çështjen shqiptare, arsyeja e djegies së teqesë prej ithtarit të Baba Dovletit, Haxhi Qamilit, në vitin 1915.
Dhe kështu, kjo teqe do të niste sagën njëshekullore të shkatërrimeve dhe rindërtimeve, që me sa duket nuk paskan përfunduar ende. Ne vitin 1947, shehu i fundit i familjes Pazari, sheh Ali Pazari, do të arrestohej dhe burgosej si kundërshtar i regjimit komunist. Vuajti 17 vite në burgjet e diktaturës. Koleksioni i pasur i teqesë me armë mesjetare, objekte dhe dokumente historike, do të sekuestrohej në emër të popullit. Pjesë të këtij koleksioni do të formonin më pas Muzeun e Armëve në qytetin e Gjirokastrës, për t’u zhdukur përfundimisht pas viteve 1990. Shehu i fundit i kësaj teqeje do të caktohej nga regjimi komunist. Në vitin 1967, vit në të cilin besimi fetar u ndalua me ligj, teqeja historike e Tiranës do të mbyllej. Në vitin 1980, regjimi diktatorial vendosi shembjen e saj.
Në vitin 1994, Instituti i Monumenteve të Kulturës do të fillonte gërmimet për të përcaktuar themelet e vjetra, ekzistuese të teqesë historike. Në vitin 1994 do të ringrihej nga e para mbi rrënojat e saj.
Në vitin 2007, sheshi përpara teqesë, me urdhër nr. 112/1 të Ministrisë së Kulturës, do të shpallej monument kulture i kategorisë së dytë, me numër rendor 63, në listën e objekteve historike-kulturore, që i bashkëngjiten urdhrit.
Status, të cilin e mban ende edhe sot.
Në vitin 2020, në kundërshtim flagrant me ligjin, paçka se nën mbrojtjen e shtetit si monument kulture, paraushtarakët e IMT-së së Bashkisë së Tiranës, me urdhër verbal të Erion Velisë, shkatërruan murin rrethues të teqesë historike. Qëllimi: asgjësimi tërësor i objektit të kultit dhe tjetërsimi i sheshit të teqesë nga shesh i mbrojtur monument kulture, në shesh ndërtimi për kulla.
Bëra këtë historik të shkurtër të ndodhive, shembjeve dhe rindërtimeve, që ka regjistruar gjatë një shekulli e gjysmë ky objekt kulti, sepse në një kuptim relativist, historia e kësaj teqeje është historia e qytetit, historia e vetë Shqipërisë. Do të mjaftonte kaq, që Bashkia e Tiranës ta merrte në mbrojtje, ta financonte dhe restauronte disa herë këtë objekt identitar të qytetit. Por, nuk do të habitesha aspak që pas ngjarjes kriminale të agresionit ndaj saj, me porosi të veçantë politike, Instituti karagjoz i Monumenteve të Kulturës të nxitojë ta nxjerrë nga lista e objekteve të mbrojtura, siç veproi me stadiumin apo edhe me shumë godina të tjera historike, që u kthyen në sheshe ndërtimi.
E ndërsa sot, politikanët dërdëllisin dhe reklamojnë me ngazëllim dhe zell gomari ku të munden, të ashtuquajturën politikisht korrekt “tolerancë fetare”, nga ana tjetër nuk rreshtin së asgjësuari me këmbëngulje barbari çdo gjurmë të realitetit të saj, kur vjen puna për përfitim dhe para.
Dikur, me moton “Duajeni tjetrin si doni veten tuaj. Duajeni Shqipërinë si doni familjen tuaj”, sheh Ahmet Pazari dha gjithçka për Zotin, tokën dhe vendin e tij.
Ishin këto shtysa e idealit të madh, që dikur stërgjyshërit tanë besonin.
Sot, paraja, përfitimi, zhvatja në kurriz të tjetrit, zhvatja e pronës publike është treguesi i vetëm i atdhedashurisë ndaj vendit. Ky është qëndrimi i sundonjësve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë me historinë, trashëgiminë dhe vlerat e saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38