Flash News

KRYESORE

“Prisnim platformë politike”, Basha i përgjigjet Ylli Rakipit: Sot prezantuam arsyet pse duhet qeveria tranzitore

“Prisnim platformë politike”, Basha i përgjigjet Ylli

Pasi Partia Demokratike dhe partitë aleate kanë shpalosur sot propozimin për zgjidhjen e krizës politike ku ndodhet vendi, të përmbledhura në 10 pika, fjalën e kanë marrë të ftuarit gazetarë, analistë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Gazetari Ylli Rakipi e nisi me kritikë, duke thënë: “Ne prisnim platformë politike, jo qëndrime që mund t’i diskutoni edhe brenda partisë, nisur edhe nga ngërçi politik ku jemi”, ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha iu përgjigj se sot në fakt ka nisur puna me prezantimin e detyrave të qeverisë tranzitore.

“Në fakt, sot u prezantua se cilat janë detyrat e qeverisë tranzitore. Sot jemi mbledhur për të diskutuar detyrat e qeverisë tranzitore që ka të bëjë me një reformim të thellës kushtetuese dhe zgjedhorë të vendit për të garantuar një sistem zgjedhor të drejtë e të barabartë. Sot nisim diskutimin pse duhet qeveria tranzitore.

Rama është identifikuar si përdhunues serial i zgjedhjeve. Por, çfarë duhet të bëjë një qeveri e tillë? Thonë që duam pushtetin në tavolinë, pushtetin në tavolinë e ka marrë Rama me Avdylajt, Bajrat, Shullazët me kriminelët.

Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, por qytetarët të vendosin me votën e tyre. Debati funksionon me fjalë, shteti me ligje.

Ajo që kemi prezantuar kemi përkthyer në detaje si shkatërrohen zgjedhjet , fushat ku ndërhyhet si presioni ndaj administratës, bizneset e PPP, mediat dhe çfarë mendojmë se janë detyrat e qeverisë tranzitore që qytetari të zgjedhe me vullnet të lirë”, u shpreh Basha.

Të fundit