Flash News

KRYESORE

Pritë para një lokali në Lezhë, plagoset 31-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të vrasë një person, ndërsa e ka plagosur atë.

Ngjarja ndodhi në Lezhë ditën e djeshme.

Njoftim i policisë

Më datë 03.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.P, vjeç 28 banues në Barbullojë e Re, pasi dyshohet se në lagjen “Gurra” përballë një lokali ka tentuar ta vrasë me armë zjarri shtetasin V.Z vjeç 31, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale janë gjetur e bllokuar 2 gëzhoja me kalibër 7.65 mm dhe mjeti tip “Ford” i braktisur në Kurbin, me të cilin është larguar autori. Nenet 76, 22 e 278 të Kodit Penal.

Të fundit