Flash News

KRYESORE

Pritej të ishte gati në shtator, stadiumi i Tottenham probleme me sigurinë

Pritej të ishte gati në shtator, stadiumi i Tottenham probleme me

Stadium i ri i Tottenhamit, i cili pritej të ishte gati këtë shtator, duket se do të marrë edhe 1 vit kohë pasi ka disa probleme me sigurinë.

Problemet me sigurinë e impiantit, e sistemet që duket se nuk janë projektuar siç duhet, po vendosin në rrezik një projekt me një vlerë shumë të lartë, plot një miliard paund.

Skuadra londineze ka konfirmuar shtyrjen e hapjes së stadiumit për të paktën disa muaj, por të dhënat që vijnë nga kontraktuesit tregojnë se data më e afërt dhe ajo më optimiste është në muajin shkurt të vitit që vjen.

Në qendër të shqetësimeve janë masat kundër zjarrit dhe daljet e evakuimit masiv.

Kostoja finale e të gjithë impiantit ka kaluar një miliard paund, por askush te Tottenham Hotspurs nuk di me saktësi nëse kjo do të jetë fatura përfundimtare.

Skuadra nga Premier League shpresonte se do të hapte dyert e impiantit unik më 15 shtator, në ndeshjen kundër Liverpoolit, por stadiumi prej 62 mijë vendesh nuk do jetë gati këtë vit.

Të fundit