Flash News

KRYESORE

Priten reshje dëbore, ARRSH njofton për akset rrugore ku duhet bërë kujdes

Priten reshje dëbore, ARRSH njofton për akset rrugore ku duhet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore.

“Apel për përdoruesit e rrugës: I rikujtojmë që duhet të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH.

ARRSH thekson se në segmentin Librazhd-Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, qarkullimi i mjeteve duhet të bëhet me goma dimërore gjatë natës, apo edhe me zinxhir.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore.

Rekomandohet që në Segmentin Librazhd-Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë qarkullimi i mjeteve të bëhet me goma dimërore gjatë natës, apo edhe me zinxhir nëse do të njoftojmë se është i nevojshëm në orët në vazhdim, pasi pritet që të ketë reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta.

Apel për përdoruesit e rrugës: I rikujtojmë që duhet të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin gomat dimërore në segmentet rrugore që kemi njoftuar, të respektojnë Patrullën e Policisë në terren dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Të fundit