Flash News

KRYESORE

“Pritet qeveri teknike, do drejtohet nga ndërkombëtarët”

“Pritet qeveri teknike, do drejtohet nga

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në ‘Ditari’ në A2 CNN, u shpreh se mazhoranca i është bindur politikës së lartë amerikane dhe gjermane, edhe pse po rrezikon shumë. Ngjela thotë se qeveria teknike do të krijohet dhe do të drejtohet nga ndërkombëtarët, me qëllim për të çuar përpara reformën në drejtësi.

“Njëra nga palët u dorëzua dhe e pranoi reformën, ndërsa pala tjetër mendon zgjodhi një rrugë tjetër. Politika ndërkombëtare po i fut zëvendësuesit. Ata kanë thënë që në fillim se do të merren me zëvendësuesit. Ky është një informacion i saktë. Ata janë shprehur se duan numrin. Por mazhoranca do të tolerojë. Pritet një qeveri teknike, drejtuar nga ndërkombëtarët që do të drejtojë reformën në mënyrë profesionale. Qeveria teknike do të jetë çështje kohe”, tha Ngjela.

Teksa komentoi djegien e mandateve nga ana e opozitës, Spartak Ngjela u shpreh se vlerësoi atë si frymë antipopullit.

Të fundit