Flash News

KRYESORE

Pritjet zyrtare, Ramës i mungojnë ministrat

Ditën e djeshme dhe sot, kryeministri Edi Rama organizoi dy pritje zyrtare. Kreu i qeverisë dje priti homologun belg, Charles Michel ndërsa sot në Tiranë ishte Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tust.

Por ajo që ra në sy, në të dyja pritjet e organizuara ishte mungesa e ministrave të kabinetit.

Ndryshe nga zakonisht, në pritjen e kryeministrit Michel, Rama u shfaq vetëm me zyrtarë të kryeministrisë ndërsa sot në vizitën e Presidentit të Këshillit Europian e vetmja ministre që ishte pjesë e ceremonisë zyrtare, ishte ajo e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe deputetja Spiropali. Pjesa tjetër e delegacionit pritës shqiptar përbëhej nga zëvendësministri i Brendshëm dhe nga zyrtarë të kryeministrisë.

Nuk dihet se për çfarë arsye është bërë nga kjo zgjedhje nga ana e kreut të qeverisë në një kohë që në ceremonitë e mëparshme, pjesë e delegacionit kanë qenë më shumë se dy ministra të kabinetit.

Foto 1/ Pritja e kryeminsitrit të Belgjikës

Foto 2/ Pritja e Presidentit të Këshillit të Europës

Të fundit