Flash News

KRYESORE

Privilegjet që PSG i ka ofruar Neymar

Privilegjet që PSG i ka ofruar Neymar

Neymar u transferua në Francë tek Paris Saint Germain duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori. Ambientimi në Francë ishte shumë i mirë dhe braziliani shkëlqeu menjëherë, por, sipas “Le Parisien”, ai gëzon disa privilegje që nuk u pëlqejnë shokëve të tjerë të skuadrës.

Kështu, Neymar udhëton me një valixhe të personalizuar ndërkohë që pjea tjetër e ekipit mban valixhe me logon e PSG. Ekipi i ka caktuar brazilianit ka dy fizioterapistë të veçantë që e ndjekin në çdo ndeshje. Edhe Ibra ka pasur një fizioterapist të veçantë, por ai merrej edhe me futbollistët e tjerë kur këta kishin nevojë. Fizioterapistët e Neymarit nuk e bëjnë këtë.

Gjithashtu, gazeta franceze thotë se futbollistit më të shtrenjtë në histori nuk mund t’i ndërhyjnë ashpër në stërvitje dhe se ai ka leje për të mos ndihmuar në fazën mbrojtëse.

Të fundit