Flash News

KRYESORE

Pro apo kundër ndryshimit të kufijve? Thaçi zbulon qëndrimin e Ramës

Pro apo kundër ndryshimit të kufijve? Thaçi zbulon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur në emisionin ‘Të Paekzposuarit” se faktori politik në Shqipëri, i referohej kryesisht mazhorancës, mbështet arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

Të gjithë ne Shqiperi pajtohen për arritjen e një marrëveshje me Serbinë”, deklaroi Thaçi duke iu referuar idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Lidhur me shkarkimin e Bushatit, që ishte kundër ndryshimit të kufijve, Thaçi u shpreh se nuk flet për politikën e brendshme të Shqipërisë.

Është vendim i qeverisë dhe nuk dua të hy. Nuk besoj se Shqipërisë i vjen ndonjë e keqe nga Kosova, ashtu siç Kosovës nuk i vjen ndonje e keqe nga Shqipëria”, deklaroi ai.

Kryeministri Rama ka pasur qëndrime të paqarta për çështjen e kufijve, por zv/ministri me kompetenca të plota, Gent Cakaj dhe këshiltari për rajonin, Shkëlzën Maliqi janë pro ndryshimit të kufijve.

Të fundit