Flash News

KRYESORE

Pro Ligjit për Arsimin e Lartë, justifikohet Kryemadhi: Ne votuam me zemër të thyer

Pro Ligjit për Arsimin e Lartë, justifikohet Kryemadhi: Ne votuam me

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mban përgjigjësi për Ligjin e Arsimit të Lartë të votuar nga LSI në 2015, asokohe pjesë e qeverisë ‘Rama 1’.

Në emisionin ‘Dritare’, Kryemadhi argumentoi se ligji u votua me zëmër të thyer nga deputëtët e LSI, ndërsa shton se aktet nënligjore nuk kanë aspak lidhje me ligjin e propozuar në fillim.

“Nuk i shmangemi votimit të reformës në arsim dhe kemi përgjegjësisë tonë. Të gjitha grupet e LSI kanë qenë kundër ligjit të arsimit të lartë. E votuam me zemër të thyer duke pritur aktet nënligjore të ligjit. Ne u rakorduam më PD dhe ajo kishte për detyrë që të çonte ligjin nga Gjykata Kushtetuese. Por, edhe pse PD nuk e çoi këtë ligj në gjykata edhe pse ky institucion ishte i kapur nga qeveria. Ne mendomin se aktet nënligjore qdo të sillnin këtë ligj në shina të duhura. Aktet nënligjore nuk kanë fare lidhje me ligjin e arsimit të lartë. Ligji i arsimit të lartë nuk është zbatuar fare. Besimi në sistemin arsimor është shkatërruar”, përfundoi Kryemadhi.

Shfuqizimi i këtij ligji është kthyer në lajtmotivin e protestës së studentëve, e cila vijon prej 14-të ditësh.

Shkimtari Rexhep Qosja apel studentëve: Mos refuzoni ‘dhuratën’ e Ramës për dialog

Të fundit