Flash News

KRYESORE

Probleme edhe në Fier, radari i policisë në rrezik shembjeje

Probleme edhe në Fier, radari i policisë në rrezik shembjeje

Problemi me radarët shfaqet edhe në Fier. Radari i Policisë i vendosur në Hoxharë të Fierit është dëmtuar nga dallgët e detit. Report TV rapoton se prej më shumë se 10 ditësh radari është drejt rënies në det, ndërkohë që dallgët godasin dhomën e pajisjeve.

Policia e Shtetit ka hapur një tender për spostimin e radarit dhe  kërkon ta zhvendosë atë 5 metër nga vendi ku ndodhet aktualisht, për shkak se rrezikohet nga dallgët e detit. Vlera e tenderit të hapur është 231 mijë lekë të reja, por për këtë procedurë tenderimi nuk është paraqitur asnjë ofertë. Kjo bën që radari të vijojë të jetë në rrezik për t'u prishur, duke qenë se goditet nga dallgët e detit.

Aktualisht radari punon, por nuk përjashtohet mundësia që ai të rrëzohet në det. Moti i keq ka bërë që dhoma ku ndodhet pajsijet, të preket nga goditja e dallgëve, por ata vijojnë të punojnë, për të zbuluar gomonet apo anijet e paligjshme në det.

Të fundit