Flash News

KRYESORE

Probleme me bankat për shtyrjen e kredive? Banka e Shqipërisë sqaron si të veproni për ankesën

Probleme me bankat për shtyrjen e kredive? Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë ka publikuar një udhëzim për ata persona që hasin probleme me bankat e nivelit të dytë për shtyrjen tremujore të detyrimeve nga kreditë, për shkak të situatës së pandemisë.

Për adresimin e ankesave ndaj bankave, BSH ka vënë në dispozicion një hapësirë online, përmes së cilës  qytetarët dhe bizneset të kryejnë riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse.

Udhëzimi i BSH:

Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse.

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.

Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë.

Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:

[email protected]

Lutemi të specifikoni konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.

Të fundit