Flash News

KRYESORE

Probleme me mishrat e dhëmbëve, 3 mënyra për të shmangur fryerjen e tyre

Probleme me mishrat e dhëmbëve, 3 mënyra për të

Të gjithëve u ndodh që të kenë mishra dhëmbësh të fryra, të cilat të japin dhembje dhe bezdi kur ushqeheni, shpesh të shoqëruara edhe me rrjedhje gjaku. Shkaqet mund të jenë të shumta, mbi të gjitha te personat që te dhëmbët kanë proteza ose ura. Ndonjëherë mund të ndodhë që për shkak të një copëz ushqimi që ka ngelur mes dhëmbëve, të infektohet e gjitha zonën e mishrave.

Por çfarë duhet të bëni në rastin kur keni mishra dhëmbësh të infektuar, të fryrë e me dhimbje të bezdisshme?

1-Kur ndodh që të keni shqetësime te mishrat e dhëmbëve, një mënyrë për ta zgjidhur shumë shpejt këtë shqetësim është shpëlarja e shpeshtë me solucione përkatëse për këtë lloj problemi. Megjithatë, nëse mishrat janë të fryrë për një kohë të gjatë, për t’i kuruar është e nevojshme që të konsultoheni me dentistin, në mënyrë që ky i fundit të përcaktojë shkaqet dhe t’ju japë një zgjidhje definitive.

2-Në 90% të rasteve fenomeni i fryrjes së mishrave të dhëmbëve vjen për shkak të gurëzave. Për të kuruar këtë problem bëni një pastrim të gurëzave te dentisti, në mënyrë që mishrat të kthehen në normalitet dhe të rifitojnë ngjyrën normale. Pas kësaj është e nevojshme që edhe në shtëpi të kujdeseni për ta shpëlarë gojën, mundësisht me produkte natyrale, siç janë për shembull gjethet e mentes të përzier me qumësht. Edhe antibiotikët që shërbejnë për eliminimin e baktereve janë një mënyrë shumë e mirë për të pasur një gojë sa më të pastër dhe të shëndetshme.

3-Në rastet e gjakderdhjes së vazhdueshme dhe intensive, këshillohet që të lagni me ujë shumë të ftohtë një garzë dhe ta vendosni për disa minuta te pjesa e mishit ku del gjak. Gjithashtu është e këshillueshme që të përdorni lëng aloe vera, me të cilin duhet ta shpëlani gojën tri herë në ditë. Kjo do t’ju ndihmojë në rigjenerimin e mishrave.

Të fundit