Flash News

KRYESORE

Probleme me pneumoninë, Ronaldo del sot nga spitali

Probleme me pneumoninë, Ronaldo del sot nga spitali

Legjenda e futbollit, braziliani Ronaldo do të dalë sot nga spitali, pasi u shtrua në një spital në Ibiza për shkak të pneumonisë.

Ronaldo ka falenderuar me anë të një postimi në rrjetet sociale edhe fansat e tij që janë shqetësuar për të.

"Kam pasur një periudhë të keqe të gripit kur kam qenë në Ibiza dhe jam shtruar në spital të premten, por tani është gjithçka në rregull", shkruan ai në Twitter.

Ronaldo ishte pjesë e skuadrës së Brazilit që fitoi Kupën e Botës 1994, edhe pse ai nuk luajti, dhe i ndihmoi ata të arrinin finalen e vitit 1998.

Ai mori çmimin Ballon d'Or për lojtarin më të mirë në botë në 1997 dhe 2002.

Të fundit