Flash News

KRYESORE

Probleme për Eugent Bushpepën, dikush po përdor emrin e tij për të vjedhur para

Probleme për Eugent Bushpepën, dikush po përdor emrin e tij

Eugent Bushpepa ka qenë në qendër të vëmendjes së shqiptarëve dhe medias gjatë gjithë kësaj kohe, për arsye se performanca e tij në Eurovision ka mahnitur të gjithë, sidomos me vokalin potencial dhe të saktë të këngëtarit nga Rrësheni.

Por e gjithë fama e Eugentit mesa duket po keqpërdoret nga persona të tretë, të cilët nën emrin e tij kërkojnë të bëjnë para. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Eugenti ka lajmëruar se dikush po shtiret si ai duke kërkuar fonde dhe donacione.

“Dikush, që pretendon se është Eugenti po përpiqet të vjedhë para nga njerëz të tjerë. Kushdo që ju kërkon fonde apo ndonjë lloj donacioni është FALSE.

Ju lutem bëjini report dhe na ndihmoni.”- shkruan Eugenti në Facebook.

Të fundit