Flash News

KRYESORE

Problemet e PS-së Rama do i diskutojë sot, në ditën e dytë të takimit informal me ministrat e rinj

Problemet e PS-së Rama do i diskutojë sot, në ditën e

Edi Rama, punët e Partisë, i diskuton me rethin e ngushtë të qeverisë, njerëzit e besuar të tij. Sot kryeministri ai do të vijojë takimin e tij me ministrat e rinj në Vlorë. Mbledhja informale me kabinetin e ri qeveritar, ku marrin pjesë edhe kryetari sapozgjedhur i parlamentit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, nisi që prej mbasdites së djeshme, për të vijuar sërish sot. Mësohet se takimi ka nisur që herët në mëngjes, në orën 08:00, në një prej restoranteve të Llogarasë.  Takimin e paralajmëroi nga mbledhja e asamblesë kryesocialisti, ku mesa duket nuk dëshiron të humbasë kohë, por të nisë menjëherë punën. Në fokus do të jetë finalizimi i punës për programin e qeverisë, draft-planin e ministrive që do t’i paraqiten grupit në mbledhjet e para. Po ashtu, me kryetarin e asamblesë dhe të grupit parlamentar do të finalizohen propozimet për ekipin drejtues të grupit dhe të komisioneve parlamentare. Ndër pikat e diskutimit dy ditor që do të mbajë Rama me ministrat e rinj, ka edhe nga ato që duhet të dikutohen në forumet e larta të partisë, por që në mbledhjet e partisë Rama diskuton për qeverinë dhe qeverisjen dhe e kundrëta, në mbledhjet e qeverisë diskuton punët e partisë.

PIKAT:

1-Ndarja të kompetencave

2-Rregullimi i 104 drejtorive në varësi

3-Shperndarja e godinave ministrore

4-Pergatitja e kuadrit ligjor që bën të mundur zbatimin e skemës së re qeverisëse

5-Hartimi i programit qeverisës që miratohet në parlament së bashku me votëbesimin e qeverisë.

6-Drejtimi i 5 komisioneve parlamentare nga PS (5 kryetarët dhe shpërndarja e anëtarëve).

Të fundit