Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Problemet ekonomike/ Rama: Nuk mund të zgjidhim për 3 ditë të gjitha problemet e luftës
Teksa thuajse e gjithë Shqipëria është në izolim, problemet ekonomike po rriten dhe gjithashtu po rritet edhe presioni mbi Qeverinë.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kërkuar qytetarëve durim dhe madje sipas tij të mos kërkojnë për 3 ditë zgjidhjen e të gjitha problemeve.
Duke kujtuar sipas tij atë që ndodhi me tërmetin, Rama siguron se asgjë nuk do të mbetet pa bërë.
“Duke ndjekur komentet tuaja u them të gjithë atyre që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare që të bëjnë pak durim! Na duhen edhe disa ditë, ju lutem durim! Ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion! Kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë! Ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normativ i them se gjobat nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, po për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij! Sa për një shembull: shkeljet sot kanë qenë afër zeros!”, shkruan Rama, teksa nuk harron t’i ftojë qytetarët edhe një herë për kujdes.
“Të vazhdojmë siç e kemi nisur, të bëjmë durim, të mos kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh, të gjtha problemet e pasluftës! Frikë aspak, kujdes po”, përfundon statusi i Kryeministrit.