Flash News

KRYESORE

Problemet me alkoolin, Albano Bogdo: Nuk pi më asnjëherë, as për ditëlindje

Problemet me alkoolin, Albano Bogdo: Nuk pi më asnjëherë, as

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, së fundmi në një intervitë për "TV Klan", ka folur për sezonin e ri të spektaklit "Duplex" dhe është ndalur pak më shumë tek jeta e tij personale.

Ai ka rrëfyer se disa vite më parë ka qenë i varur nga alkooli por për fat të mirë ka arritur të heq dorë përfundimisht prej tij.

Madje Albano është shprehur se që atëherë nuk pi më as për ditëlindje dhe as për ndonjë festë tjetër.

“Kam që në 2 qershor të vitit 2014 që nuk pi më alkool, edhe sikur të përmbyset bota. Nuk më pihet më. Edhe kur bëra 30-vjetorin, të gjithë pinë, u bënë tapë dhe unë piva vetëm Sprite. As për vitin e ri, as për 1 majin, për asnjë festë. Kjo tregon vendosmërinë dhe karakterin. Kam 4 vite që nuk jam tunduar asnjëherë. Kur ulem me njerëz që pijnë alkool më shpifet", ka thënë aktori.

Albano tashmë është i përqëndruar tek karriera e tij dhe tek sfidat e reja që e presin këtë sezon të ri tek “Duplex”.

Të fundit