Flash News

KRYESORE

Problemet muskulare, Messi mund të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Spanjës

Problemet muskulare, Messi mund të mungojë edhe në ndeshjen ndaj

Problemet muskulare bëhen sërisht pengesë për Lionel Messin, i cili nuk luajti as në miqësoren ndaj Italisë, takim i fituar nga Argjentina me rezultat 2-0.

Sipas gazetës “Marca” argjentinasi vuan nga një ngarkesë muskulore dhe pritet të mungojë edhe në takimin e sotëm përballë Spanjës.

Por, edhe pse kishte shpresuar të rikuperohet për duelin ndaj Spanjës, Messi duket se edhe sonte do ta shikojë ndeshjen nga tribunat.

Me mungesën e sigurtë të yllit të Barcelonës, trajneri Sampaoli mund të hedh në fushë këtë njëmbëdhjetëse: Romero-Bustos-Otamendi-Rojo-Tagliafico-Mascherano-Banega-Meza-Lo Celso-Pavon dhe Higuain, me mesfushorin e Paris Saint Germain, Lo Celso që pritet të marrë vendin e 5 herë fituesit të Topit të Artë.

 

Të fundit