Flash News

KRYESORE

Problemet te Barcelona, Jordi Alba i del kundër Abidalit

Problemet te Barcelona, Jordi Alba i del kundër Abidalit

Probleme të mëdha te Barcelona pas akuzave ndërmjet Lionel Messit dhe Eric Abidalit. Të gjithë ziejnë, ndërsa eliminimi nga Athletic Bilbao i vendosi shkelmin situatës.

Jordi Alba është përfshirë në debatin e Messit me drejtorin sportiv dhe i ka dalë kundër zyrtarit hapur. Mbrojtësi i majtë i ka dalë në krah kapitenit të tij duke sulmuar Abidalin.

"Ne jemi Barcelona dhe nga jashtë, mundohen të na fajësojnë. Gjëja e fundit që na duhet, është të na fajësojnë njerëzit e brendshëm. Abidal si lojtar, është dashur nga të gjithë, por këto që thotë janë broçkulla. Nuk na duhen këto fjalë, marrim mjaftueshëm broçkulla nga jashtë”, - tha ai.

Të fundit