Flash News

KRYESORE

Problemi i mbetjeve në Durrës, Rama: Na u desh të rrisnim presionin mbi bashkinë

Problemi i mbetjeve në Durrës, Rama: Na u desh të rrisnim

I ftuar në emisionin Open, në Top Channel, kryeministri Edi Rama njoftoi se Durrësi do t’i kthehet normalitetit për sa i përket mbetjeve urbane.

Rama sqaroi se brenda javës do të firmoset marrëveshja me bashkinë e Durrësit dhe në këtë mënyrë mbetjet e Durrësit do të vijnë në landfilldin e Sharrës.

Sipas Ramës a u desh që të rritej presioni mbi bashkinë e Durrësit për të arritur marrëbeshje.

“Këto ditë që flasim po bëhet një proces finalizimi e negocimi me Bashkinë  e Durrësit dhe agjencinë përkatës shtetërore në këtë fushë dhe brenda javës do të kemi një marrëveshje përfundimtare për të lëvizur mbetjet, drejt landfillit të Sharrës në Tiranë.

Situata do të stabilizohet brenda pak ditësh. Na u desh që të rrisnim presionin pozitiv mbi bashkinë e Durrësit për këtë marrëveshje të rëndësishme. Edhe bashkia në Durrës kishte ngurrim për shkak të mbulimit të kostos së transportit. Javën e ardhshme do të kthehet normaliteti”, tha Rama.

Të fundit