Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjergj Meta
Çështjen e hapur këto ditë rreth filmave të realizmit socialist nuk e shoh si çështjen më të rëndësishme të kulturës dhe të shoqërisë shqiptare. Aq më tepër kur rreth këtyre filmave hapet një debat i cili përdor vetëm argumenta ideologjikë dhe politikë. Është e padiskutueshme që ato janë filma ideologjikë dhe kanë një qëllim të tillë, pasi në atë kohë gjithçka ishte në funksion të propagandës, kështuqë edhe kinematografia ishte pjesë e asaj makinerie ideologjike që quhej komunizëm, por mendoj se i ikim thelbit të çështjes kur kapemi pas të kaluarës vetëm në mënyrë ideologjike.
Sa i përket bie fjala tematikave religjioze që ato filma zhvillonin, mua personalisht nuk më krijojnë problem edhe pse aty flitej keq për priftërinjtë dhe kishën. Kjo gjë dihej që do të ndodhte ashtu. Që kleri të dhe Kisha të nxirren nën një dritë negative në art e në kulturë në përgjithësi kjo nuk ishte ndonjë risi e komunizmit. Kishte ndodhur edhe më parë në vepra të tjera arti si piktura, skulptura, romani, poezia etj. Më kujtohet njëherë një vizitë në Birmingam, nëse nuk gabohem, në një muze u ndesha me një pikturë e shekullit XVII apo XVIII që nxirrte në pah hiporkizinë e priftërinjëve domenikanë për kreshme. Nietsche ka qenë i pamëshirshëm me pritërinjtë dhe Kishën katolike në veprat e tij sidomos te Gjenealogjia e moralit dhe te Antikrishti. Edhe sot kinematografia ka filma kundër Kishës dhe klerit. Mund të citoj një nga filmat e fundit që pritet të dalë së shpejti me titullin Corpus Christi ku Jezusi me dishepujt e tij paraqiten si një grup homoseksualësh. Por ajo çka dallonte propagandën komuniste ishte mohimi i të drejtës së replikës dhe i mbrojtjes apo thjesht i mendimit ndryshe rreth çështjeve që trajtoheshin. Të mbroheshe ishte një krim më vete e Kisha e kleri nuk kishin mundësi të mbroheshin. Zëri i kundërt nuk kishte zë askund. Kjo ishte gjëja e rëndë që ndodhi në atë kohë edhe në art e në kinematografi. Ndërsa në botën normale edhe pse del një film si Kodi da Vinci që flet keq për Kishën, del edhe një film si The Passion i Mel Gibson apo Silence i Martin Scorsese që kanë një vizion pozitiv për Kishën dhe për krishtërimin.
Gjithashtu fatkeqësinë e madhe të shfaqjes së këtyre filmave e shoh në faktin që televizionet tona janë aq të varfëra e aq banale sa kanë mbushur ekranin me filma të realizimit socialist dhe me telenovela turke. Prapa shfaqjes së këtyre filmave unë shoh më shumë varfëri dhe mungesë krijimtarie të artit kinematografik bashkohor shqiptar, se sa një problem ideologjik. Shoh më shumë varfërim përmbajtësor të mediave audiovizive se sa sulm ndaj pafajësisë së të rinjve. Banaliteti i realizmit socialist është aleati më i mirë i banalitetit dhe zbrazëtisë që ka arti dhe kultura bashkohore në vendin tonë. Nuk mund të thuhet se këtu nuk ka artistë dhe njerëz të artit, janë me shumicë, por këtu ka indiferencë dhe politizim ndaj këtyre të fundit. Kjo është më e rëndë se sa shfaqja e filmave të asaj kohe të mbrapshtë. Për këtë arësye lulëzojnë këto pelikula që vazhdojnë të helmojnë jetën e shumë shqiptarëve.
Por le të vijmë përsëri te filmat, pasi më duket se ka edhe nja dy gjëra të tjera, që duken paksa shqetësuese në këtë pikë. Ata filma janë përçues të një vizioni të ngushtë dhe monist të realitetit. Përveç kësaj në pjesën më të madhe të tyre janë filma që nxisin, ushqejnë dhe edukojnë urrejtjen, paraqesin një realitet të rremë gjoja në emër të arritjeve dhe janë një mashtrim i madh sidomos për ata që nuk e kanë jetuar atë kohë. Por kujdes, ishin një mashtrim i madh edhe për ne që jetuam atë kohë dhe ishim fëmijë. Aty lartësohet mendimi unik që niset nga një grup njerëzish dhe e ndan shoqërinë në dy pjesë, bardhë e zi, në miq dhe armiq. Nga njëra anë armiku e nga ana tjetër tëgjithë ata që kanë të drejtë. Në ato filma nuk jepet asnjë hapësirë që të mendohet se brenda realiteteve që kritikohen ka edhe gjëra që janë të vlefshme për shoqërinë. Aty luftohet dhe urrehet njeriu dhe jo fenomeni, fjala vjen i korrupsionit, i tradhëtisë, i dhunës e kështu me rradhë. Po a nuk është edhe sot e kësaj dite problem më i madh i njeriut shqiptar fakti se nuk arrin të bëhet bashkë përreth fenomeneve pozitive dhe kundër atyre negative, por bëhet bashkë rreth personave apo lufton personat?
Sigurisht, në kohën e monizmit kulturor, si mendim unik dhe totalitar, ka pasur artistë e regjizorë të talentuar e kush mund ta mohojë këtë gjë. Kush mund të thotë që Sandër Prosi, Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Kadri Roshi, Ndrek Luca, Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Rikard Ljarja, Guljelm Radoja apo Piro Milkani e Dhimitër Anagnosti, e shumë të tjerë, nuk ishin artistë? E kush mundtë mohojë që ata pranuan edhe të bëjnë kompromise me ideologjinë e kohës vetëm e vetëm që të kishin kënaqësinë të luanin në filma e të ndiqnin vokacionin e tyre kulturor si aktorë? Disa unë i kam njohur jo vetëm si artisë, por edhe si njerëz të mirë e të dashur. Të jesh artist është vokacion sikurse të jesh prift është vokacion. Por në tekstet që shkruheshin, dialogjet që hartoheshin ishin të mbushur me helm pasi shkruheshin me zell për t’i shërbyer ligësisë së regjimit antinjeri. Aktori është si lajmësi: nuk dënohet sepse thjesht sjell një lajm.
Problem, sigurisht, që nuk janë ata artistë e regjisorë që kanë punuar nën trysni, shpesh me sakrifica e frikë, por tragjedia është te ato persona që mbrojnë me fanatizëm ligësinë që gjendej brenda atyre filmave, ideologjinë poshtëruese dhe manipuluese të masave. Janë persona që kanë ende brenda vetes probleme me të kaluarën që u rri mbi krye. Shumë njerëz protagonistë të së kaluarës e mbrojnë atë, sepse janë plot ndjenja faji dhe i mbysin këto ndjenja duke mbrojtur ideologjinë vrastare të komunizmit stalinist shqiptar. Nuk kanë arritur të pranojnë se investimi që bënë ata vetë apo baballarët dhe gjyshërit e tyre ishte një investim i gabuar. Nuk arrijnë ende të pranojnë se investimi mbi 'njeriun e ri' ishte një projekt i dështuar qysh në nisje dhe se ata kanë qenë aksionistë të një shëmtimi njerëzor dhe aspak ndërtues të një 'njeriu të ri' apo ndryshe. Kur ata panë me sytë e tyre se projekti po dështonte krejtësisht dhe se si u shkërmoq në fund të viteve 80 e fillim të viteve ’90, i’u desh të gjejnë strategji mbijetese. Vetëm kur të pranojnë se ai eksperiment ishte një dështim total, vetëm atëherëdo të gjejnë paqe.
Ka edhe një problem tjetër që unë e shoh shqetësues. Unë jam ndër ata persona që janë të bindur se komunizmi është një ideologji e vdekur. Nuk mund të ngjallet më. Heterodoksia marksiste e përfaqësuar nga disa majtistë aktualë apo të gjysmës së parë të shekullit XX (e që gjithsesi gjenden në nivele të larta mendimi, e jo nëpër kafenetë apo faqet e shtypi shqiptar) nuk ka asgjë të përbashkët me atë çka ishte marksizmi i aplikuar në Shqipëri. Edhe në vendin tonë komuinzimi ka vdekur, thjesht përpëlitet në disa skuta mediash apo personash që ende vazhdojnë të rievokojnë një kohë turpi si të lavdishme. Ky është një zgjatim i banalitetit të së keqes. Çështja e filmave e parë në sinkron me shfaqje të herë pas hershme të disa eksponentëve të pushtetit dhe të makinës shtypëse të atëhershme nëpër media, nën shenjën e normalitetit, më frikëson paksa. Kjo për arsyen, sepse ata që u japin hapësirë në media apo në portale të ndryshme janë të rinj, e do të thoja, të papërgjegjshëm. Nuk mund t’u japësh hapësirë prononcimeve dhe deklaratave që kanë ngritur inatet apo hakmarrjet e tyre personale në sistem, sikurse lexova vetëm pak ditë më parë në intervistën e një eksponenti të sigurimit gjakatar të Shqipërisë komuniste. Dihej se Enver Hoxha ishte një paranojak dhe paranojën e tij personale e shfrynte në të gjithë jetën shoqërore, por këtë bënin edhe 'enverët' e vegjël të cilët hakmerreshin dhe ngrinin një sistem dhune e represioni vetëm sepse ishin prekur individualisht. Kjo gjë është e papranushme e prandaj duhet një purifikim kolektiv.
Një film si “Komisari i Dritës” apo si “Shembja e idhujve”, a i bën keq Kishës dhe priftërinjëve? Jo, aspak! Le të jepet e të transmetohet sa herë të duan. Vetëm se pas atij filmi unë shoh breza të shkatërruar të cilëve u është shpëlarë truri e janë mësuar të urrejnë me vetëdije apo pa vetëdije. Sot ato janë 40, 50 dhe 60 vjeçarë e kjo është e trishtë.
A duhet të censurohen apo jo ato filma? E çka mund të censurohet sot? Asgjë. Nuk është e mundur të censurohen. Në fund të fundit vetë fjala censurë është një fjalë me rrafshe semantike mjaft të ndryshme nga njëri-tjetri e deri edhe të kundërta. Edhe nëse i censurojnë tv-të, bota virtuale është aq e gjerë dhe e lirë saqë nuk mund të censurohet më. Filtrat duhet të jenë personalë dhe familjarë. Censura mua më frikëson paksa. Por disa gjëra duhen thënë dhe me forcë madje, jo për të dhunuar ndokënd, por për të ndalur fenomenet e për të krijuar një shoqëri më të paqtë që sigurisht ato filma nuk e krijojnë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38