Flash News

KRYESORE

Problemi nuk qenkësh trajneri, Arsenali nuk di të fitojë

Problemi nuk qenkësh trajneri, Arsenali nuk di të fitojë

Nuk qenka problem trajneri, por skuadra. Kjo vlen të thuhet për Arsenalin, trajneri i të cilit u shkarkua para 24 orësh dhe asgjë nuk ndryshoi. Sot “Topçinjtë” nuk fituan dot as ndaj Norwich City, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 2-2.

Mesut Ozil me shokë nuk bënë thuajse asgjë mirë sot. Ata u gjetën dy herë në disavantazh, sepse ishin vendasit e Norwich ata që shënuan të parët.

Pukki gjeti rrjetën e Arsenalit në minutën e 21-të, ndërsa 8 minuta më vonë Arsenali ia doli të barazonte me penalltinë e kthyer në gol nga sulmuesi Aubameyang. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, Cantwell shënoi golin e dytë për Norwich.

Aubameyang ndihmoi sërish Arsenalin në pjesën e dytë duke shënuar sërish golin e barazimit, por kjo nuk i dha më tej hov skuadrës për të gjetur golin e fitores.

Të fundit