Flash News

KRYESORE

Procedim penal aktivistit: Jam armik i këtij pushteti qesharak

Procedim penal aktivistit: Jam armik i këtij pushteti qesharak

I sapodalë nga Komisaritia nr. 1 apo 'kuestura', siç e quan, Besjan Pesha, aktivist i shoqërisë civile, ka shpjeguar se është marrë në pyetje për 2 orë me radhë. Pas kërcënimit me arrestim Peshës i është komunikuar procedimi penal për protesta 'të jashtëligjshme'. Ai e shpall veten 'armik të kësaj klase të degjenneruar politike që po i merren këmbët'.

Statusi i plotë në Facebook:

Sapo dola nga komisariati nr.1 mbas nje seance pyetjesh te cuditshme, 2 ore me rradhe, e cila filloi me kercenim per arrestim e perfundoi me procedim penal per organizim te vazhdueshem protestash "te jashteligjshme" te cilat sipas kuestures synojne destabilizimin e vendit nga armiqte e brendshem dhe te jashtem. Kam qe nga viti 2002 qe organizoj e marr pjese ne protesta, po kurre nuk e kam pare pushtetin me qesharak se sa sot. Ne kemi protestuar per plehrat, qe ato te mos vijne ne Shqiperi sepse ky vend ka mjaftueshem plehra te vetat. Protesta ja doli ti mbaje plehrat jashte, te pakten ligjerisht. Nese ky akt eshte sulm ndaj stabilitetit atehere e pranoj me nder termin armik. Kemi protestuar per Zharrezen qe banoret te marrin demshperblim te ndershem per demet e shkaktuara nga nje kompani private. Protesta ja doli tu jape atyre vendimet qe meritonin. Nese ky akt cenon stabilitetin e vendit, atehere jam i lumtur te jem armik. Dje kemi dale ne shesh per cmimin e naftes, e cila taksohet me shume se ne Gjermani dhe ka nje cilesi mjerane qe na demton xhepin dhe shendetin. Nese ky akt eshte sulm ndaj stabilitetit, po ore une jam armik. Dhe e dini cfare? Do vazhdoj te jem armik. Me procedime apo pa procedime, me arrestime apo pa arrestime, me kercenime apo pa kercenime, me denigrime ne portalet e pushtetit apo pa to, une do vazhdoj te jem armik. Armik i klases se degjeneruar politike, sidomos i kesaj qe qeveris e qe po i merren kembet keto dite pranvere.

Procedimet tuaja jane dekorata! Ju puth!

Të fundit