Flash News

KRYESORE

Procedimi penal i 33 protestuesve, reagon Basha: Ka nisur numërimi mbrapsht për Edi Ramën

Procedimi penal i 33 protestuesve, reagon Basha: Ka nisur numërimi mbrapsht

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas procedimit penal për 33 protestues, mes të cilëve 14 janë shoqëruar në komisariate, pas protestës së opozitës.

Basha shprehet se asnjë procedim penal nuk e ndal PD-në as qytetarët për të përmbushur misionin për Shqipërinë si gjithë Europa.

Postimi i plotë:

Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.

Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!

Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!

Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur!

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/417649642375604/

Të fundit