Procedohet ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, për çfarë akuzohet  

Është vënë nën hetim nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe procedohet në gjendje të lirë ish-drejtuesi i ALUIZNI-t në Elbasan.

Sipas policisë, ish-drejtori 36-vjeçar, A. L akuzohet për disa vepra penale gjatë kohës që kryente detyrën si kreu i ALUIZNI-t, si “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi në 2015-ën kishte lejuar të legalizohet një banesë në kundërshtim me ligjin.