Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Procesi i Berlinit - shanse për frenimin e eksodit të rinisë së kualifikuar të Ballkanit
Viti 2018 do të jetë viti i fundit i ciklit të tanishëm të Procesit të Berlinit. I nisur në verën e vitit 2014, si një nismë diplomatike e kancelares Angela Merkel, Procesi i Berlinit ka ofruar një platformë unike që synon të rigjallërojë lidhjet shumëpalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe disa vendeve të Bashkimit Europian, (BE) - Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia e Sllovenia - për të rritur bashkëpunimin rajonal në BP në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik dhe dhënë impulse të reja perspektivën së anëtarësimit të këtyre vendeve në BE. Cikli i tanishëm do të mbyllet me samitin në Londër në korrik të vitit 2018, si një shprehje e vazhdimit të angazhimit të Britanisë Madhe ndaj Ballkanit Perëndimor, edhe pas Brexit. Por të gjitha palët e përfshira në procesin e Berlinit mendojnëse se ky process duhet të vazhdojë edhe pas samitit të Londrës. Gjermania ka propozuar formulën "Berlin Process Plus".
Rinia e Ballkanit Perëndimor - nivel shqetësues papunësie dhe eksodi
Përshpejtimi i ritmeve të zhvillimi ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor - Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë-Herzegovina dhe Kosova, që përbën një nga synimet e Procesit të Berlinit për të rivitalizuar afrimin e tyre me BE kërkon domosdoshmërisht punën dhe mendjen e rinisë së kualifikuar të këtyre vendeve. Por realiteti në vendet e BP nuk i përgjigjet kësaj domosdoshmërie.
Rinia e arsimuar po largohet nga këto vende dhe kërkon të jetojë dhe punojë në vendet e zhvilluara të BE-së, në SHBA dhe Kanada. Shumë talente dhe burime njerëzore humbasin në një kohë kur të 6 vendet e rajonit kanë një nevojë urgjente për to. Është një paradoks i vërtetë që rajoni më i varfër i Europës, si konsiderohet Ballkani Perëndimor, "i jep” burime njerëzore pjesës më të pasur duke rezultuar në një transferim kapacitetesh njerëzore në drejtim të kundërt, nga ai që ka nevojë Ballkanin Perëndimor për t'u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Në raportin e Grupit të Bankës Botërore dhe Institutit të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, "Ballkani Perëndimor- ecuria ne tregjet e punës 2017” theksohet se "Tregjet e punës në të 6 vendet e BP karakterizohen nga niveli i ulët i punësimit dhe niveli i lartë i papunësisë në krahasim me standartet e BE. Papunësia është e lartë sidomos tek të rinia”.
Nivelin më të lartë të papunësisë tek rinia e ka Bosnjë-Herzegovina me 57,5%, e ndjekur nga Maqedonia me 50,8%, Serbia me 49,5 %, Shqipëria me 26.4% dhe Kosova me mbi 50%. Në kushtet e papunësisë, të mungesës së mundësive financiare për të jetuar në mënyrë të pavarur nga prindërit, rinia e Ballkanit Perëndimor po largohet nga rajoni, gjë që ka pasoja të rënda në përpjekjet e vendeve të rajonit për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit ekonomik dhe afrimin me BE.
Rinia shqiptare kërkon të emigrojë
Në Shqipëri, emigracioni dhe eksodi i rinisë nisi pas përmbysjes së regjimit komunist në vitin 1990 dhe vazhdon me ritme të shpejta në 10 vitet e fundit. Motivet e emigrimit variojnë nga studimi në universitetet me emër të BE-së dhe SHBA-së apo Kanadasë deri tek dëshira për karrierë dhe perspektiva më të mira jetese. Por fluksi më i madhi i eksodit të tyre shtrihet në vitet 2014-2016 për shkak të mungesës së punës dhe në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.
Për të frenuar eksodin e rinisë nga Shqipëria drejt BE-së, SHBA-së dhe Kanadasë në katër vitet e fundit i është dhënë rëndësi përmirësimit të arsimit të lartë dhe rritjes së cilësisë së arsimit profesional. Politika e burimeve njerëzore synon t'u krijojë mundësi të rinjve të talentuar të fitojnë përvoja profesionale jashtë vendit dhe të rikthehen në Shqipëri për t'i zbatuar dijet e fituara dhe shmangur fenomenin e largimit të trurit. Shqipëria po mbështet edhe ngritjen e bizneseve inovative të të rinjve sidomos në ekonominë digjitale, e cila kapërcen kufijtë ekzistues fizikë dhe mendorë ndërmjet Shqipërisë, vendeve të rajonit, atyre të BE-së dhe botës.
Procesi i Berlinit - mundësi për të frenuar eksodin e rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor
Projektet rajonale në infrastrukturë - transport dhe energji - të miratuara për t'u ndërtuar në kuadër të Procesit të Berlinit, janë projekte të mëdha nga pikëpamja e shpenzimeve financiare dhe impaktit të tyre në lidhjen dhe komunikimin mes vendeve të rajonit. Observatori i Transportit për Europën Jug-Lindore, (SEETO), ka vlerësuar se projektet prioritare në fushën e transportit do të kenë një kosto prej 7.7 miliardë Euro. Sipas një vëzhgimi të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtar edhe projektet rajonale në infrastrukturë do të ҫojnë në një rritje ekonomike të prodhimi të brendshëm bruto me 1 % në vit , në të gjitha vendet e BP për një periudhë prej 15 vitesh dhe do të krijojnë 200 mijë vende të reja pune në nivel rajonal.
Mario Holtzer, zv.drejtor i këtij instituti mendon se ”Procesi i Berlinit do të jetë mjaft i dobishëm për të identifikuar masa lehtësuese për rritjen e konkurueshmërinë në BP përmes realizimit të projekteve infrastrukturore prioritare që do të rrisin fuqinë punëtore 4% , ose me 200 mijë vende të reja pune."
Tri projekte rajonale, në fushën e hekurudhave, ku përfshihet Shqipëria, Kosova dhe Serbia kanë fituar bashkëfinancimin e BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit: rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas. Krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale, vendim që u mor në Samitin e Triestes, në kuadër të Procesit të Berlinit, një zonë me 20 milion konsumatorë, me potencial të pashfrytëzuar do të sjellë rritje ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës duke kontribuar pozitivisht në frenimin e eksodit të rinisë së kualifikuar te rajonit./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38


