Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Procesi integrues, Bushati: Bashkëqeverisja me opozitën do ishte komplekse. Më mirë të qëndrojmë në marrëveshjen e majit 2017
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se një bashkëqeverisje me opozitën për shkak të procesit të integrimit në BE, do të ishte komplekse. I ftuar në forumet UET, Bushati theksoi se do të ishte më e rëndësishme që opozita dhe mazhoranca të qëndronin në linjat kryesore të marrëveshjes së majit 2017, ku pjesë e saj është edhe përfundimi i reformës në drejtësi.
“Bashkëqeverisja me opozitën është një term kompleks. Në kushtet e Shqipërisë në çdo lloj rrethane duhet të kishte një lloj të bëri opozitë, një opozitë shumë më të fortë. Personalisht, mendoj se do të ishte shumë më e rëndësishme t’i qëndronim linjave kryesore të marrëveshjes së majit 2017 ku pjesë e saj ishte dhe reforma që duhet ndërmarrë përsa i takon shtetbërjes europiane për një administratë që s’duhet të jetë as e majtë dhe as e djathtë. Për të arritur këtë qëllim, mendoj se do t’ia vlente çdo lloj sakrifice politike nga ana e të dyja forcave politike”, ka deklaruar Bushati.