Flash News

KRYESORE

“Procesi sportiv” dhe dashuria për sportin, moderatorja në krah të presidentit të Skënderbeut

Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut e zhvilluar ditën e djeshme në takimin e vlefshëm për javën e 12-të të Kategorisë Superiore përfundojë pa gola nga të dyja skuadrat.

Përveç fushës, kamerat vunë në objektiv edhe dy presidentat e skuadrave, të cilët kishin preferuar te rrinin larg njëri-tjetrit.

Ai i korçarëve  ka preferuar që në vend të Gazmend Demit,  të ketë pranë modelen seksi Rashel Kolaneci, në tribunën e VIP-ave. Ajo së fundmi është bërë pjesë e emision “Procesi Sportiv” në Top Channel.

Për shkak të origjinës nga qyteti i Korçës, modelja është një mbështetëse e Skënderbeut dhe këtë gjë e ka shprehur hapur edhe me fotot e publikuar në rrjetet sociale.

Të fundit