Flash News

KRYESORE

Producentët sqarojnë pse vendosën që Berlini të vdiste në serialin “La Casa de Papel”

Seriali spanjoll “La Casa de Papel” ka thyer rekorde shikueshmërie në Netflix, duke u kthyer kështu në një prej prodhimeve më të ndjekura në këto kohë karantine.

Një ndër personazhet kryesor është Berlin, i cili ka vdekur që në sezonin e dytë, megjithatë prania e tij është ende në këtë serial, në kujtimet e profesorit.

Shkrimtari Álex Pina ka tregua pse në të vërtetë vendosi të largojë personazhine Berlinit nga seriali. Në dokumentarin e fundit në Netflix, Money Heist: The Phenomenon, Pina zbuloi se ishte nën presion për të larguar personazhin për shkak të pikëpamjeve të tij mizogjene.

“Unë thashë që nuk kisha ndërmend ta nxirrja atë nga seriali. Ai është një mizogjen, narcist dhe psikopat në shumë mënyra. Por ne mund të kishim një karakter si ai në serial dhe audienca mund të vendoste lirshëm se në anën e kujt janë, apo jo? ”

Por pastaj, skenaristi është shprehur duke thënë se është habitur nga popullariteti i personazhit të Berlinit dhe po ashtu tha se ata që pëlqejnë këtë personazh, duhet të kontrollojnë kokën pasi Berlini nuk është lloji i personazhit që njerëzit duhet të pëlqejnë ose adhurojnë.

Të fundit