Flash News

KRYESORE

Producenti i famshëm amerikan, gati arrestimi për përdhunim

Producenti i famshëm amerikan, gati arrestimi për përdhunim

Harvey Weinstein mund të përballet me akuzën për vepra penale që javën e ardhshme.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur "Tmz", sipas të cilës prokurori i Nju Jorkut, Cyrus Vance, është gati të formalizojë akuzat kundër producentit amerikan.

Nbc ka kujtuar se kreu i hetuesve të policisë së Nju Jorkut, Robert Boyce, të premten deklaroi për gazetarët se po mblidheshin provat në kuadër të një arrestimi të mundshëm të Weinstein për përdhunim.

Ndërkohë, dalin detaje të reja lidhur me telashet e mbretit të Hollivudit. Sipas “The New Yorker”, përpara se të shpërthente skandali producenti punësoi disa hetues privatë, mes të cilëve ish-agjentë të Mossadit (inteligjenca izraelite) për të marrë informacione mbi aktoret, si dhe gazetaret, që kishin vendosur ta thyenin heshtjen dhe ta denonconin publikisht për ngacmime dhe dhunë seksuale që Weinstein kishte ushtruar mbi to.

Në mënyrë të veçantë, një prej hetuesve, duke u shtirur si mbështetës i të drejtave të grave u takua me aktoren Rose McGowan dhe regjistroi bisedat në të paktën katër takime.

Të fundit