Flash News

KRYESORE

Produkti që ndihmon të rrisë fëmijët, e vërtetuar shkencërisht

Produkti që ndihmon të rrisë fëmijët, e vërtetuar

Ndonëse nuk e dinit por konsumi i vezës çdo ditë ndihmon fëmijën tuaj të rritet. Një vezë çdo ditë për fëmijët është shumë e rëndësishme pas ii ndihmon të rriten shëndetshëm, këtë e ka zbuluar një studim i ri.

Studimi i kryer nga Universiteti Uashington, sugjeron se e ngrënia e një veze në ditë ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijës dhe parandalon rrezikun e të qenët nënpeshë. Një tjetër përfitim i ushqyerjes së fëmijëve me vezë është se ata pastaj konsumojnë më pak ëmbëlsira.

Foshnjat e ushqyera me vezë çdo ditë kanë gjithashtu nivele më të larta të një lënde ushqyese të rëndësishme si vitamina B12 në gjak, krahasuar me ata që nuk i konsumojnë rregullisht.

Raporti më i fundit nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit tregon se rreth 73% e foshnjave aktualisht konsumojnë më pak se 1 vezë në javë në moshën 8 muajsh. Sa për krahasim, ata konsumojnë fruta (81%), perime (80%), bollgur për mëngjes (80%) dhe produkte të qumështit (68%) të paktën 1 herë në ditë.

Burimi: Daily Mail

Të fundit